Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, për FrontOnline ka folur për situatën aktuale politike në vend dhe mundësinë e zgjedhjes së presidentit, duke vlerësuar se zhvillimet e fundit e kanë vendosur kryeministrin Albin Kurti në një pozitë më të kufizuar politike sesa më herët.
Abazi ka theksuar se, sipas tij, Kurti mund të tentojë kalkulime të reja politike, por hapësira e veprimit të tij është e ngushtuar.
“Kurti nuk është në pozitën si e ka planifiku dhe është e mundur të bëjë kalkulime të reja politike, por skenarët i ka të limituar”, ka thënë Abazi për FrontOnline.
Ai ka shtuar se, sipas tij, skena politike tashmë ka ndryshuar perceptimin për mënyrën se si vepron kryeministri Kurti.
“Sepse e gjithë skena politike e ka kuptuar se nuk mund t’i besohet një njeriu që përdorë këdo, çdo njeri e secilën parti politike për interesat e tij politike”, ka deklaruar ai.














