Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka kërkuar menaxhmentit të ri të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare që të kontrollojë nëse agjentët e shërbimit sekret e kanë përgjuar në korrik, para nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Abazoviq e ka konfirmuar se ka kërkuar kontroll, por ka theksuar se nuk do të komentojë asgjë derisa të marrë një përgjigje të saktë nga Agjencia.
Ai dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, nënshkruan Marrëveshjen Themelore më 3 gusht, pa njoftim paraprak.
Nënshkrimi shkaktoi një reagim të furishëm nga publiku dhe strukturat politike pranë Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Partisë Socialdemokrate.
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore, Abazoviq nuk i mbijetoi votës së mosbesimit në Parlamentin e Malit të Zi, raporton Vijesti./Sinjal












