Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë të ditur se ka pritshmëri pozitive për takimin e sotëm mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Alekandër Vuçiq.
Abbott vlerëson se në rast të një rezultati pozitiv sot do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe komunitetet.
“Një rezultat pozitiv nga bisedimet e #Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mund të ndodhë me vullnet politik, guxim dhe pragmatizëm nga Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq. Do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe komunitetet. Mbretëria e Bashkuar e mbështet lehtësuesit e BE-së dhe është i gatshëm të ndihmojë zbatimin”, ka shkruar Abbott në Twitter.












