I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas arrestimi të Dardan Molliqaj nga Policia e Kosovës.
Këtë arrestim të tij ai e ka konsideruar si hakmarrje politike dhe për LDK-në kjo është cilësuar e papranueshme.
Postimi i tij i plotë:
Arrestimi i dhunshëm i Kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj, ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike; prandaj ky akt, për mua dhe LDK-në është i papranushëm dhe kundër standardeve bazike të demokracisë.
Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura.













