Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku bën homazhe në 23 vjetorin e vrasjes së Tahir Zemajt: Patriot i rrallë e strateg, ai krim ende rëndon ndërgjegjen e shoqërisë sonë

04/01/2026 - 13:47
në Lajme
A A
Abdixhiku bën homazhe në 23 vjetorin e vrasjes së Tahir Zemajt: Patriot i rrallë e strateg, ai krim ende rëndon ndërgjegjen e shoqërisë sonë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me familjen Zemaj dhe bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe në shënim të 23 vjetorit të vrasjes së Kolonelit Tahir Zemaj, të birit të tij Enisit dhe të Hasan Zemajt, kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan.

“Në këtë përvjetor të dhimbshëm, kujtojmë me respekt të thellë dhe dhimbje të madhe tre burra që ia kushtuan jetën Kosovës dhe idealit të lirisë. Kolonel Tahir Zemaj ishte një patriot i rrallë, ushtarak vizionar dhe strateg i luftës, që me guxim e mençuri udhëhoqi beteja vendimtare të UÇK-së në Dukagjin kundër regjimit serb, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e rezistencës sonë”, citohet të ketë thënë ai.

“Ishte janari i acartë i vitit 2003, kur Kosova u trondit nga lajmi i kobshëm për ekzekutimin e Kolonelit Tahir Zemaj, të birit të tij Enisit dhe të kushëririt Hasan Zemaj, një krim që ende rëndon ndërgjegjen e shoqërisë sonë. Ata u vranë pabesisht, vetëm sepse besuan dhe punuan për një Kosovë të lirë, demokratike dhe me institucione të forta”.

Abdixhiku tha se “kolonel Tahir Zemaj, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, aktivist i orëve të para të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, mbetet simbol i sakrificës, i dinjitetit dhe i përkushtimit ndaj atdheut”.

“Edhe sot, pas 23 vitesh, dhimbja mbetet e hapur, ndërsa padrejtësia bëhet edhe më e rëndë për familjen Zemaj dhe për gjithë Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi autorët e këtij krimi ende nuk kanë marrë dënimin e merituar. Lavdi jetës dhe veprës së Kolonel Tahir Zemaj, Enis Zemaj dhe Hasan Zemaj!”

JU REKOMANDOJMË

Incident në Vushtrri: Qentë endacakë i vërsulen policit, ai e nxjerr armën dhe gjuan
Kryesore

Arrestohen dy të dyshuar për plagosjen në Podujevë

04/01/2026 - 23:27
Vuri bast 30,000 dollarë se Maduro do të përfundonte në një burg në SHBA, fitoi 408,000
Kryesore

Vuri bast 30,000 dollarë se Maduro do të përfundonte në një burg në SHBA, fitoi 408,000

04/01/2026 - 22:47
Arifi për arrestimin e Maduros: U vërtetua që armiku i ShBA-së, është armiku i Kosovës
Kryesore

Arifi për arrestimin e Maduros: U vërtetua që armiku i ShBA-së, është armiku i Kosovës

04/01/2026 - 22:27
“AL -Dushi” mashtroi me të dhënat për flotën e veturave kur aplikoi për bartjen e votave te diasporës, KQZ i mbylli sytë
Lajme

Mbi 60 për qind të votave me postë të numëruara, këto janë rezultatet

04/01/2026 - 21:54
Trump: Zëvendëspresidentja venezuelase do të paguajë ‘çmim më të madh se Maduro’ nëse nuk bën ‘atë që është e drejtë’
Lajme

Trump: Zëvendëspresidentja venezuelase do të paguajë ‘çmim më të madh se Maduro’ nëse nuk bën ‘atë që është e drejtë’

04/01/2026 - 21:06
Lushtaku ‘godet’ diasporën: Kthjelluni, qëndroni tre muaj në Kosovë dhe përballuni me faturat, shkollimin e shëndetësinë
Kryesore

Lushtaku ‘godet’ diasporën: Kthjelluni, qëndroni tre muaj në Kosovë dhe përballuni me faturat, shkollimin e shëndetësinë

04/01/2026 - 20:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A do të zgjidhë vendimi i Gjykatës ngërçin politik? Cakolli: Nuk ka më hapësirë për justifikime politike dhe as për sjellje bllokuese

    Rezultatet preliminare skicojnë Kuvendin e ri: Ja kush hyn e kush mbetet jashtë

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Implante pa leje dhe barna me afat të skaduar – “Dental Clinic – Stomatologjia” e Butrint Sadikajt merr gjobë qesharake nga Inspektorati Shëndetësor (Dokument)

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Ministri venezuelas i Mbrojtjes: Shumica e ekipit të sigurisë së Maduros u vranë, kërkojmë kthimin e tij

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Analisti gjerman: Marrëveshja e Ohrit është marrëveshja më e dëmshme në historinë e dialogut politik

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë