Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Analisti gjerman: Marrëveshja e Ohrit është marrëveshja më e dëmshme në historinë e dialogut politik

04/01/2026 - 19:15
në Kryesore, Lajme
A A
Analisti gjerman: Marrëveshja e Ohrit është marrëveshja më e dëmshme në historinë e dialogut politik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti gjerman dhe anëtari i Democratization Policy Council (DPC), Bodo Weber, rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit e ka cilësuar si një rezultat suprizë. Weber ka thënë se fitorja e Kurtit në këto zgjedhje ka dy faktorë kryesorë, inxhinieringun zgjedhor të diasporës dhe mungesën e pjekurisë tek partitë opozitare.

Shkruan: Besnik Velija

Weber ka thënë se zvarritja e zgjedhjeve të reja deri ne dhjetor, kohë kur shumica e diasporës udhëton drejt Kosovës për festën e vitit të ri, ka rezultuar si metodë efikase për Qeverinë Kurti për të instrumentalizuar nacionalizmin e diasporës.

“Për qeverinë Kurti, shtyrja e zgjedhjeve deri në fund të dhjetorit, kur një numër i madh i diasporës shqiptare ishte në vizitën e Vitit të Ri në Kosovë, të pranishëm për të votuar në vend, u dëshmua si një mënyrë shumë efikase për të instrumentalizuar nacionalizmin e diasporës, atë që Benedict Anderson e quajti nacionalizëm në distancë të gjatë”, ka thënë Weber për Gazetën Express.

Analisti gjerman e sheh si problematike në aspektin e demokracisë, faktin që fatin politik të Kosovës e caktojnë njerëzit që nuk jetojnë në Kosovë e të cilët praktikisht nuk do t’i ndjejnë pasojat e votës së tyre.

“Përcaktimi i fatit politik të vendit nga qytetarët e Kosovës që nuk jetojnë atje, d.m.th. në përgjithësi nuk do t’i ndiejnë pasojat e votës së tyre, është sigurisht shumë problematik nga pikëpamja e teorisë së demokracisë, dhe më shumë provë e hendekut të gjerë midis retorikës politike të bazuar në vlera të qeverisë Kurti dhe praktikës që mund të vërehet gjatë dy viteve të fundit. Në të njëjtën kohë, fitorja zgjedhore e VV duket se është gjithashtu rezultat i gjendjes së opozitës, me të tre partitë kryesore të opozitës në rrëmujë të thellë, përfshirë përballjen me një krizë lidershipi”, ka deklaruar Weber.

Duke folur për zhbllokimin e krizës politike dhe progresin e mundshëm në dialog, Weber ka deklaruar se është herët të flitet për zhbllokim të situatës politike, duke përmendur nevojën qe LVV të sigurojë përkrahjen e një prej partive opozitare për zgjedhjen e presidentit.

“Më duket shumë herët të flas për zhbllokimin e situatës politike. Së pari, ende po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e vitit të kaluar, padyshim të paligjshme, të një nënkryetari serb të Kuvendit të Kosovës, duke anashkaluar shumicën e deputetëve serbë/Listën Serbe. Së dyti, VV-ja ende duhet të sigurojë të paktën mbështetjen e heshtur të njërës prej partive opozitare për zgjedhjen e një Presidenti të ri të Kosovës në mars, me shumë mundësi nga LDK-ja, partia opozitare me përçarjet më të thella të brendshme, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja përballen gjithashtu me gara për lidership.”, ka deklaruar Weber për Express.

Mes tjerash, Weber përmend edhe lirimin e mundshëm të Hashim Thaçit nga Haga dhe rikthimin e tjj në politikë si një prej skenarëve të mundshëm.

“Për më tepër, ekziston skenari i mundshëm i lirimit nga akuzat të ish-Presidentit Thaçi në Hagë dhe një rikthim në skenën politike në Kosovë”, shton analisti gjerman.

Sa i përket asaj nëse Kurti tani do të merret më shumë me Dialogun, Weber ka thënë se është shumë herët të flitet për një parashikim të tillë.

“Është shumë herët për të parashikuar. Gjatë mandatit të fundit të qeverisë Kurti, “trajtimi i procesit të normalizimit” de facto u përmbys në parandalimin e zbatimit të marrëveshjes Bazë/Ohrit dhe “integrimin” e njëanshëm (domethënë jashtë kornizës së dialogut politik dhe pa pëlqimin e BE-së/Perëndimit) të detyruar të serbëve të Kosovës, pra të komunave veriore/me shumicë serbe, ku BE-ja është më përgjegjësja për këtë zhvillim, për shkak të ngatërresës së saj në politika.”, ka deklaruar Weber për Express.

Weber për Express ka thënë se plani franko-gjerman i njohur si Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Ohrit është iniciativa më e keqe në historinë e dialogut që drejton BE. Sipas tij, kjo iniciativë është edhe më e keqe se ajo e korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Iniciativa gjermano-franceze/Marrëveshja Bazë&Ohri mbetet iniciativa më e keqe dhe më e dëmshme në historinë e dialogut politik të udhëhequr nga BE-ja, më e dëmshme edhe se episodi i shkëmbimit të territoreve. Në vend të një dialogu të thellë dhe strategjik, të rivendosur drejt negociatave për një marrëveshje vërtet gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare me njohjen e plotë dhe formale të Kosovës nga Serbia në thelb, duke filluar me rindërtimin e besueshmërisë dhe autoritetit të BE-së ndaj Prishtinës dhe Beogradit pas vitit 2020, Brukseli (Berlini) zgjodhi një qasje jostrategjike të ngatërrimit”, ka deklaruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Shpërthen mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin

Shpërthen mërgimtarja: 80% e diasporës s’dinë pse e votojnë Albin Kurtin
23/05/2026 - 23:07

Mërgimtarja Herolinda Avdili-Rexhepi ka reaguar me deklarata të forta lidhur me votën e diasporës dhe mbështetjen për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se një pjesë e...

Më shumëDetails

Iu përkeqësua gjendja shëndetësore në aeroplan, doktori kosovar i ofron ndihmë gruas gjatë fluturimit drejt Milanos

Iu përkeqësua gjendja shëndetësore në aeroplan, doktori kosovar i ofron ndihmë gruas gjatë fluturimit drejt Milanos
23/05/2026 - 22:45

Në fluturim drejt Milanos së Italisë, një gruaje i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Raportohet se ajo kishte të vjella dhe më pas humbi ndjenjat. Fatmirësisht, në të njëjtin...

Më shumëDetails

Çanak: Serbia s’ka një alternativë të qartë politike – Kosovën e përdorin për të hutuar njerëzit

Çanak: Serbia s’ka një alternativë të qartë politike – Kosovën e përdorin për të hutuar njerëzit
23/05/2026 - 22:30

Politikani serb nga Vojvodina që njeh pavarësinë e Kosovës, Nenad Çanak, në një bisedë për “Euronews Albania”, deklaroi se në Serbi mungon një alternativë e qartë politike dhe...

Më shumëDetails

Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë
23/05/2026 - 22:06

Kandidatja e PDK-së për deputete, Ganimete Musliu i është drejtuar me fjalët “mbylle gojën” Arbresha Kryeziut të VV-së pasi kjo i ndërhyu derisa po fliste në një debat....

Më shumëDetails

Kurti sulmon nga Zurichu, por nuk përmend emra: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar

Kurti sulmon nga Zurichu, por nuk përmend emra: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullumqar
23/05/2026 - 21:35

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se kontributi për çlirimin e pavarësimit të Kosovës nuk mund të përdoret si arsyetim për korrupsion dhe pasurim...

Më shumëDetails

SHBA miraton shitjen e sistemit raketor HAWK për Ukrainën, me vlerë 108 milionë dollarë

SHBA miraton shitjen e sistemit raketor HAWK për Ukrainën, me vlerë 108 milionë dollarë
23/05/2026 - 21:23

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar një shitje pajisjesh me vlerë 108.1 milionë dollarë për Ukrainën për të mbështetur sistemin raketor të mbrojtjes ajrore HAWK. Sistemi HAWK është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • ‘VV’ja e ka ble PSD’në’’, Paris Guri publikon një dokument: Hysen Durmishi e Nol Nushi janë në marrëdhënie kontraktuale

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Bëhu me këtë super banesë te Dijari Park Residence në Vushtrri

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Gjykata Komerciale ndalon keqpërdorimin e Artmotion Sh.P.K me të drejtat ekskluzive të Telekomit për Kampionatin Botëror 2026

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • MINT publikon çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë