Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku i shkruan anëtarësisë së LDK’së për fundvit: Le t’i japim Kosovës të ardhmen që e ka merituar gjithnjë

30/12/2023 - 20:16
në Kryesore, Lajme
A A
Abdixhiku: Kjo Qeveri është dorëzuar, koha jonë po vjen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka shkruar një letër për fundvit anëtarësisë së partisë. Përmes kësaj letre, Abdxhiku ka thënë se viti 2023 ka qenë vit i ngjarjeve të mëdha për LDK-në, teksa shtoi se punët i kanë bërë me plot dedikim.

Ai tha se pret nga anëtarësia që të ketë veprim për t’i fituar zgjedhjet nacionale.

Abdixhiku deklaroi se do t’i japin Kosovës të ardhmen që e meriton.

“Ne jemi zgjedhja. Nga ne presin zgjidhjen. Prandaj koha jonë po vjen. Ndryshimin e madh në zgjedhje lokale, atë që provojnë ta zvogëlojnë secilën ditë, po atë ndryshim e duan në betejën nacionale. Për ta bërë kë ndryshim na duhet veprim. Dhe atë menjëherë. Prandaj veten do ta vendosim në terren. Nga janari i vitit 2024, LDK-ja zbret në çdo anë, në një mobilizim të paparë për një kohë të gjatë. Sepse besojmë në veten; besojmë në programin tonë ‘Rruga e Re’; besojmë në Republikën e Kosovës e në orën e ndryshimit që thërret për ne. Viti 2023 ishte një vit i jashtëzakonshëm. E bëtë të tillë. Viti 2024 do të jetë dhe më i jashtëzakonshëm sespe do ta bëni të tillë!  Le të ngrihemi si një. Le t’i japim Kosovës të ardhmen që ka merituar gjithnjë!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

LETËR FUNDVITI ANËTARËSISË

Të dashur anëtarë të Lidhjes Demokratike,

Teksa po përmbyllim një vit tjetër të angazhimit tonë kolektiv e politik, është koha të reflektojmë në arritjet tona që nuk na u falën por i bëmë. I bëmë me plot përkushtim; i bëmë me plot dedikim; i bëmë me punë e me insistim.

Viti 2023 ishte vit i ngjarjeve të mëdha për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ishte vit i zgjedhjeve tona të brendshme, që nga vullneti i 35 mijë anëtarëve tonë, na dhanë strukturat e reja e Kuvendin X Zgjedhor. Në këtë manifestim demokracie, ne ngritëm standardin politik sërish. Siç di LDK-ja, siç mundet vetëm LDK-ja. Kuvendi X Zgjedhor ishte manifestim evropian i organizimit partiak. Ishte kulmim i festës, e vulë e vitalitetit partiak të shtrirë në 877 nëndegë në Kosovë e në mërgatë.

Për këtë dua të jeni krenarë të gjithë.

Për këtë dua të ju falënderojë përzemërsisht.

Këtë vit gjetëm dhe ‘Rrugën e Re’; programin tonë politik që buroj nga zëri i padëgjuar i njerëzve tanë; e nga dëgjimi i Lidhjes nëpër çdo anë të Kosovës. ‘Rruga e Re’ na erdh si platformë zhvillimore e kohës. E shërimit të ndarjes së brendshme; e ofrimit të një të ardhme që e meritojmë si shoqëri e Republikë. Atë duhet sot ta shpërndajmë si zë shprese në çdo anë.

Konventa e 19 nëntorit, ndërsa, me plot 8,000 pjesëmarrës për të mbështetur një program politik – për herë të parë në Kosovë – na erdh si vulë e ngritjes tonë të madhe.

Ishte e bukur, ishte e fortë, ishte e qartë.

E bëtë të bukur, e bëtë të fortë e bëtë të qartë.

Sikurse zgjedhjet, ashtu dhe Kuvendi e Konventa, të shoqëruara me takimet tona nëpër Kosovë dhe jashtë, ishin reflektime të rikthimit të besimit; atij besimi që na kishte humbur për një kohë. Ndryshimi për së mbari i Lidhjes Demokratike, nuk ishte i lehtë, por ishte pikërisht adresim i zërit të padëgjuar të anëtarësisë sonë për një kohë të gjatë. Rikthimin e shtëpisë sonë politike tek anëtarësia, tek vota e vet demokracia, e kishim detyrim.

Këtë detyrim e kulmuam këtë vit.

Ky angazhim masiv natyrisht se nuk u fal. Ky angazhim u bë nga burrat e gratë fituese të Lidhjes Demokratike në të gjitha nivelet. Nga ata e ato që punuan fortë e pa ndalë; që lanë nga vetja gjithçka për një organizim shembullor partiak. Që zgjodhën punën në vend të përbaltjes së brendshme, që tejkaluan vetën në vend të manisë për pozitë. Që kuptuam qartë thirrjen monumentale për ringritje! Fjalëpak e punëtorë, të djathtë, rugovistë e patriotë.

Lidhjen që e kërkuam e gjetëm.

Kjo lidhje na dha gjithë mbështetjen që kemi.

Natyrisht, gjithë ky angazhim i yni, nuk la pa angazhuar cinikët e rinj e kundërshtarët e vjetër të Lidhjes. Të zënë në habi nga një mbështetje me rritje masive, të mbetur jashtë rrjedhave politike, të parët, zgjodhën përqeshjen, të fundit zgjodhën shpifjen dhe urrejtjen. Ringritja e së djathtës e rugovizmit, i tmerron. Qenia jonë i bën më agresiv. Të gjithë kanë një qëllim, të mbysin entuziazmin rreth LDK-së. Do të shtohen më shumë, do të bëhen më të ashpër, do të jenë më ofendues e më me vrerë, por pikërisht atëherë, ne kuptojmë se jemi në rrugë të vërtetë. Pikërisht atëherë, mes zymtësisë së tyre, ne duhet të gjejmë më të bukurën tonë, të vendit tonë, të zërit qytetar që po na kërkon. Pikërisht atëherë do t’i mundim të gjithë, një nga një – për t’u dhënë më pas edhe atyre një Kosovë më të mirë.

Dhe në këtë rrugëtim nuk jemi të vetëm. Kemi fillimisht njëri tjetrin e plot e përplot si ne; dhe kemi gjithmonë njerëzit e këtij vendi. Ata që sot shprehin qartë thirrjen për Lidhjen Demokratike si nevojë e shpëtimit të vendit. Ata janë shumicë!

E keni dëgjuar të gjithë. E shihni të gjithë. E prekni të gjithë në çdo bisedë e takim me fqinj, bashkëpunëtorë, të afërm, të njohur e të panjohur. Ka vetëm një thirrje e një kërkesë: ejani sa më shpejtë!

Ne jemi zgjedhja. Nga ne presin zgjidhjen.

Prandaj koha jonë po vjen.

Ndryshimin e madh në zgjedhje lokale, atë që provojnë ta zvogëlojnë secilën ditë, po atë ndryshim e duan në betejën nacionale.

Për ta bërë kë ndryshim na duhet veprim. Dhe atë menjëherë. Prandaj veten do ta vendosim në terren. Nga janari i vitit 2024, LDK-ja zbret në çdo anë, në një mobilizim të paparë për një kohë të gjatë. Sepse besojmë në veten; besojmë në programin tonë ‘Rruga e Re’; besojmë në Republikën e Kosovës e në orën e ndryshimit që thërret për ne.

Viti 2023 ishte një vit i jashtëzakonshëm.

E bëtë të tillë. Viti 2024 do të jetë dhe më i jashtëzakonshëm sespe do ta bëni të tillë!

Le të ngrihemi si një.

Le t’i japim Kosovës të ardhmen që ka merituar gjithnjë!

Ju faleminderit secilit për angazhim. Paçi një vit me shëndet e me po kaq përkushtim për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

I juaji,

Lumiri

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë