Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sonte ka qëndruar në Viti ku ka marrë pjesë në hapjen e zyrave të reja të kësaj partie.
“Ishim mes veprimtarëve e veprimtareve me përplot entuziazëm e gatishmëri – për veprim, për Lidhjen për vet Republikën! Na pret një fushatë e bukur përpara. Jemi gati dhe jemi një! Dhe një gjë është e sigurtë që tani – të djathtit e LDK-së janë bashkë, të fortë dhe në këmbë! Kushtrimi po bie në Kosovë!”, ka shkruar Abdixhiku.