Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku niset të dielën për në ShBA: Kam takime në State Department, do të qëndroj një javë

11/11/2022 - 08:29
në Kryesore, Lajme
A A
21-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, Abdixhiku: Nderojmë viktimat, familjet e tyre dhe heronjtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dhënë detaje rreth vizitës që do ta realizojë javën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Abdixhiku ka thënë se atje do të ketë takime në Departamentin e Shtetit, si dhe takime me kongresmenë e senatorë.

“Unë kam një (vizitë) në ShBA, një javore, të aranzhuar kohë më parë, e cila do të nis javën e ardhshme, pra do të fluturoj të dielën për në Washington dhe atje do të zhvilloj takime zyrtare që i kemi paraparë në State Department, takime me kongresmenë e senatorë, në institucione të sigurisë amerikane, me think-tanke të pavarura, me figura të rëndësishme atje, si pjesë e angazhimit tonë politikë. Ka njëfarë tradite LDK’ja historike dhe një relacion të ngushtë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Abdixhiku në Klan Kosova.

I pari i LDK’së ka thënë se atje do të shkoj të flas për zhvillimin e vendit, e jo për t’ia bërë opozitën Qeverisë.

“Më lejoni të bëj të qarrë se atje do të bëj përfaqësimin me pikëpamjet tona sa i përket zhvillimit të vendit, jo të bëj opozitë kundrejt Qeverisë. Pra, nuk është ky qëllimi i vizitës. Unë asnjëherë nuk bëj opozitë jashtë vendit…Unë nuk dal jashtë ta shaj vendin tim”, ka deklaruar Abdixhiku.

Vizitë në ShBA do të ketë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Burimet brenda PDK-së thonë se Krasniqi javën e ardhshme do të jetë në SHBA, pa treguar për ditën kur do të niset.

Abdixhiku është pyetur nëse këto vizita mund të konsiderohen favorizim për opozitën e sanksionim për Qeverinë, por ka thënë se “s’do ta lexoj ashtu”.

Sipas tij, është interes i vendit që përfaqësuesit shtetëror të Kosovës të kenë vizita sa më të shpeshta në ShBA.

“S’dua ta lexoj ashtu dhe s’do të doja ta lexoja ashtu. Po them edhe njëherë që është interes i vendit që përfaqësuesit shtetëror të Kosovës të kenë vizita sa më të shpeshta në ShBA, t’kenë lidhje sa më të ngjeshura atje”, ka thënë ai.

Mediat serbe kanë qenë të parat që kanë raportuar se Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut i është refuzuar viza. Por më pas ajo ka reaguar duke thënë se “në koordinim me zyrtarët e lartë të ambasadës amerikane vizita e dhjetorit për në SHBA është shtyrë.

“Marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kemi konsideruar se duhet ta shtyejmë për një datë më të përshtatshme vizitën”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. Ambasadori i SHBA e tha hapur tani se nuk është koha që ministrat të udhëtojnë në SHBA sepse në Kosovë ka krizë.

Ndërkaq është raportuar se as kryetari i Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi nuk do të udhëtojë për në SHBA.

Fatri Zhitia, zëdhënës i komunës së drejtuar nga Bulliqi, ka publikuar vizën e shefit të tij. Megjithatë e ka pranuar që vizita i është shtyrë.

“Kryetarit Bulliqi i është lëshuar viza amerikane për 5 vjet. Ndërsa vizita e cila ka qenë e planifikuar të zhvillohet javën e ardhshme në IOËA të ShBA-së është shtyrë për në fillim vit në dakordim edhe me kryetarët e tjerë të komunave për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit”, ka shkruar ai, të mërkurën.

Ambasadorët amerikanë në Prishtinë dhe Beograd e deri te sekretari i SHBA-ve, Antony Blinken i kanë kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që ta shtyjë vendimin për targat.

Kurti ka vepruar ndryshe, vendosi që vendimi për targat të zbatohet gradualisht, duke filluar nga faza e qortimit, gjobitja, targat e përkohshme dhe nga 21 prilli i vitit 2022 edhe konfiskimi i veturave që nuk i mbajnë targat RKS.

Megjithatë kjo nuk i ka mjaftuar perëndimit, kanë kërkuar shtyrje të plotë, jo zbatim gradual.

Pas kësaj SHBA-ja e ka përsëritur se vendimi për targat duhet të shtyhet për 10 muaj.

Opozita e ka kritikuar kryeministrin Kurti që ”është duke i dëmtuar raportet me SHBA“të, ekzekutivi mohon.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një konference për media më 8 nëntor, ka thënë se “konsultohet vazhdimisht me ambasadorin amerikan në vend”.

Sipas tij, raportet me SHBA’t po perceptohen si “gjyshi me nipin”.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë