Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë seancës së sotme ka thënë se Kurtin askush nuk mund ta akuzoje për nënshkrimin e marrëveshjeve paraprake.
Abdixhiku shtoi se “punë” për Kurtin është se si të arsyetohet para bazës së tij për pranimin e asociacionit.
“Askush në Kosovë nuk mund ta akuzojë atë për nënshkimin e një marrëveshje për paraprake, por ajo që po sjell ky kryeministër është pranimi i këtij asociacionit, përkundër kundërshtimit disavjeçar. Punë për të si e arsyeton para bazës së vet. Për ne pozicioni i respektimit të marrëveshjeve paraprake është obligim kushtetues i Kosovës. Punë për të si e aryseton para bazës së vet”, tha ai.












