Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sonte ka qëndruar në Gjilan ku ka takuar të rinj nga ky qytet, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Abdixhiku ka thënë se e ardhmja nuk pritet, ajo bëhet.
“Kjo rini kosovare meriton perspektivë, meriton mundësi; meriton vende pune, jetë të mirë e të ardhme të dinjitetshme në Kosovë – në atdheun e tyre e në shtetin që do ta bëjnë! Këtë do t’ua ofrojmë!” – shkruan ai.
Postimi i plotë:
Sonte në Gjilan, në organizimin e Forumit Rinor në këtë qytet, aty ku energjia rinore ishte burim frymëzimi e vendosmërie për ndryshimin e madh që do ta bëjmë bashkë.
E ardhmja nuk pritet!
Ajo bëhet. Dhe bëhet duke ndryshuar të tashmen me rininë e shkëlqyeshme që ka Kosova!
Kjo rini kosovare meriton perspektivë, meriton mundësi; meriton vende pune, jetë të mirë e të ardhme të dinjitetshme në Kosovë – në atdheun e tyre e në shtetin që do ta bëjnë! Këtë do t’ua ofrojmë!
Lidhja jonë është e fuqishme dhe është e pandalshme. Koha jonë ka ardhur, e me të dhe vet ndryshimi!













