Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është pritur sot nga Kongresmeni demokrat Ritchie Torres, njëkohësisht bashkëkryesues i Grupit për Shqiptarët në Kongresin Amerikan.
Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook tha se në këtë takim kanë pasur një diskutim të hapur e shumë përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon.
“Biseduam dhe për aspiratat e popullit të Kosovës në rrugëtimin euroatlantik si dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së SHBA-ve në këtë rrugëtim. Si njohës i mirë i çështjes shqiptare dhe nevojave të Republikës sonë, Kongresmeni Torres ofroi mbështetje të parezervë”.
Ai tha se e falënderoi kongresmenin Torres për gjithë kontributin e dhënë në Kongres.












