Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga neni 70 i Kushtetutës së Kosovës, i cili rregullon mandatin e deputetëve.
Në postimin e saj, Ymeri ka shkruar: “KOSOVA Djep i Demokracisë
”, ndërsa ka shpërndarë tekstin e nenit që thekson se deputetët janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues, si dhe se mandati i deputetit fillon në ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.












