Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku viziton minatorët: Minatori, një të tretën e jetës e kalon në terr

05/08/2024 - 15:15
në Kryesore, Lajme
A A
Abdixhiku viziton minatorët: Minatori, një të tretën e jetës e kalon në terr
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar minatorët të Trepçës, e që është pritur nga Kryetari i Sindikatës së Minatorëve Ibrahim Januzi, e nga Kryesia e kësaj sindikate.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Abdixhiku, përmes një shkrimi në Facebook, i cili ka thënë se “Minatori, një të tretën e jetës e kalon në terr” duke theksuar se këtë ia kanë rikujtuar minatorët.

”Kam hezituar t’i takojë me shpresën se çështja do të zgjidhej pa komplikim. Çdo involvim i yni partiak, barte rrezikun e politizimit të kauzës së tyre. Por neglizhenca institucionale, e shtetit, e qeverisë popullsite, e vargut të gjatë të atyre përfituesve që Trepçën e Minatorët i përdorin si pamflet elektoral njëpërdorimësh, ka bërë observimin tonë të duket të pakuptimtë”, ka shkruar Abdixhuku.

Tutje ai ka thënë se kushtet e tyre dukeshin antihumane.

”Prandaj sot qëndrova me ta. I dëgjova nga afër. Vizitova dhe pashë kushtet – jo vetëm të rënda të punës, por antihumane. Aq antihumane, sa nuk i besoni pa i parë vet aty! Por sot kushtet, pajisjet primitive, që datonin, besoni ose jo, që nga viti 1919, sot janë në rend të dytë”, shkruan tutje ai.

Reagimi i tij:

“Minatori, një të tretën e jetës e kalon në terr”.

Këtë ma rikujtuan minatorët në Trepçë.

Minatorët e Trepçës po futen në muajin e tretë pa paga. Në ditën e 27-të të ndaljes së punës nga ta, qëndrova në Trepçë. U prita dhe nga Kryetari i Sindikatës së Minatorëve Ibrahim Januzi, e nga Kryesia e kësaj sindikate.

Kam hezituar t’i takojë me shpresën se çështja do të zgjidhej pa komplikim. Çdo involvim i yni partiak, barte rrezikun e politizimit të kauzës së tyre. Por neglizhenca institucionale, e shtetit, e qeverisë popullsite, e vargut të gjatë të atyre përfituesve që Trepçën e Minatorët i përdorin si pamflet elektoral njëpërdorimësh, ka bërë observimin tonë të duket të pakuptimtë.

Prandaj sot qëndrova me ta. I dëgjova nga afër. Vizitova dhe pashë kushtet – jo vetëm të rënda të punës, por antihumane. Aq antihumane, sa nuk i besoni pa i parë vet aty! Por sot kushtet, pajisjet primitive, që datonin, besoni ose jo, që nga viti 1919, sot janë në rend të dytë.

Janë në rend të dytë sepse plot 1100 punëtorë të Trepçës, janë pa paga dhe po futen në muajin e tretë pa asnjë pagë kompensim. Punëtorët janë të Trepçës. Trepça është e shtetit. Ata kanë kontrata, kanë zotim shtetëror për pagën që duhet marrë. Partia në pushtet menaxhon me kompleks me Borde e me Menaxhment. Është përgjegjësi e tyre, e shtetit, që punëtorët e vet t’i kompensojë për punën dhe kontratën që kanë.

Prandaj, i mbështesim në plotni kërkesat e tyre.

I mbështesim në plotni dhe lutjet për kushte më njerëzore e kërkesat për investime afatgjata në kompleks që sot xehet e Kosovës në vend se ti shet në materiale të përpunuara i shtet si koncentrat me shumë më pak vlerë.

Minatorët, në përballje me popullistë, rrezikohen të quhen dhe tradhtarë. Deputetë e pushtetarë, që këtë muaj tashmë i kanë marrë pagat nga 2000 euro, nuk do të pritojnë që mesazhet e gatshme nga ‘Politbyroja e Tiranës’ t’i drejtojnë nga Minatorët. Siç kanë bërë më çdo vlerë në këtë vend, me aleat, mësues, mjek, patriot e atdhetarë, luftëtarë e veprimtarë, dhe minatorët kanë të njëjtin fat.

Fati i popullistëve është i shkurtër megjithatë.

Dhe për dallim nga terri i ndershëm i minatorëve, aty ku këta burra plakin një të tretën e jetës, terri i përfundimit popullist do të jetë i padenjë. Sepse Kosova është më e fortë se kaq. Populli i Kosovës është më i mençur se çfarë popullistët ndarës e përçarës kanë në mend.

Kosova meriton më mirë!

Minatorët meritojnë zgjidhje pa hezitim!

JU REKOMANDOJMË

Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rri’hte një person për hesape të Kobrës

Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rri’hte një person për hesape të Kobrës
19/08/2026 - 12:58

Beqir Selimi është një nga tre të arrestuarit në aksionin e djeshëm të Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe Policisë. Selimi, siç raportoi Gazeta Insajderi mbrëmë, është përmendur edhe...

Më shumëDetails

Ganimete Musliu: Kurti sot po notonte në pishinë derisa ne e prisnim para Qeverisë

Ganimete Musliu: Kurti sot po notonte në pishinë derisa ne e prisnim para Qeverisë
19/08/2026 - 12:53

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka pretenduar s Albin Kurti, në orët e mëngjesit të sotëm ndodhej në një pishinë në Bajë të Malishevës,...

Më shumëDetails

Shtatori, muaj vendimtar për rastin Thaçi dhe të tjerët në Hagë – flasin nga OVL e UÇK-së

Shtatori, muaj vendimtar për rastin Thaçi dhe të tjerët në Hagë – flasin nga OVL e UÇK-së
19/08/2026 - 12:48

Shtatori pritet të jetë një nga muajt më të rëndësishëm për proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Më 16 shtator 2026...

Më shumëDetails

Lladrovci: Qeveria po na i merr mjetet, duan të m’i lënë fshatrat pa drita

Lladrovci: Qeveria po na i merr mjetet, duan të m’i lënë fshatrat pa drita
19/08/2026 - 12:37

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar Qeverinë për, siç tha, mungesën e mbështetjes financiare ndaj komunave dhe problemet e krijuara me kontratat kolektive. Lladrovci tha...

Më shumëDetails

Hapja e urës së Ibrit, kryetari i Mitrovicës Veriore thotë se “KFOR’i mori vendim bazuar në raportin e Policisë së Kosovës”

Hapja e urës së Ibrit, kryetari i Mitrovicës Veriore thotë se “KFOR’i mori vendim bazuar në raportin e Policisë së Kosovës”
19/08/2026 - 12:34

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviç, ka reaguar lidhur me njoftime për hapjen e urës së Ibrit, duke vlerësuar se e përfaqësuesit e forcave ndërkombëtare paqeruajtëse në Kosovë...

Më shumëDetails

Bajrami: Tri herë në zgjedhje për të përfunduar sërish në zgjedhje – çka po do Kurti?

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
19/08/2026 - 11:48

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar situatën politike në Kosovë, duke e cilësuar si të pakuptimtë mundësinë e shkuarjes sërish në zgjedhje. Bajrami ka thënë se arsyetimet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë