Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se propozimi i tyre që vlera e koeficientit të jetë 125 euro e jo 105 aq sa e caktoi sot Qeveria e Kosovës, sipas tij, është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord që ka qenë në vend.
“Propozimi ynë është i mundshëm sepse merr 120 milionë shtesë, shumë më pak se që ka shpenzuar Qeveria në pako që nuk kanë lënë as edhe një shenjë”, shkroi ai në Facebook.
Mes tjerash, Abdixhiku tha se propozimi i LDK-së është i qëndrueshëm sepse pagat si proporcion buxhetor i mbanë nën 27%.
“Propozimi ynë është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend. Zgjidhja është e qartë. Koeficienti 125”, theksoi ai.












