Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abedin Zeka: Punëtori i FFK-së na tha “ma përpara e fotografoj Vuciqin se juve”

25/12/2022 - 23:38
në Lajme, Sport
A A
Abedin Zeka: Punëtori i FFK-së na tha “ma përpara e fotografoj Vuciqin se juve”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Trepçës ’89 ka shpjeguar një detaj shokues nga një takim që janë përpjekur ta bëjnë dje në FFK. Punëtori i federatës sipas tij i ka ofenduar rëndë, duke i krahasuar me presidentin serb Aleksandar Vuciq.

Kryetari i Trepçës ’89 ka treguar një prapaskenë vërtet të hidhur nga takimi i djeshëm që janë munduar ta organizojnë disa klube në selinë e FFK-së, edhe pse derën e saj e gjetën të mbyllur.

“Ne kemi shkuar te selia e FFK-së si klube për të biseduar, Remzi Ejupi e ka organizu”, shtoi ai.

“Aty e kemi gjetur vetëm një punëtor të federatës, të cilit Ejupi i kërkoi të na e bënte një fotografi neve që ishim aty. Ai na tha ma përpara e fotografoj Vuciqin se juve”, tha ai për emisionin “Kampionët”.

Çfarë ndodhi dje?

Dje, rreth 10 klube të futbollit, shumica nga Superliga, e gjetën të mbyllur derën e selisë së Federatës së Futbollit të Kosovës kur shkuan të shtunën në mesditë për të diskutuar për telashet me të cilat po përballet futbolli në vend.

Gazeta Nacionale merr vesh nga burime të veta brenda klubeve se ato nuk i pritën në takim as nga presidenti i FFK-së Agim Ademi e as nga ndonjë zyrtar tjetër.

Krejt ky mobilizim i skuadrave kosovare vjen pasi FFK nuk plotësoi kushtet që klubet e saj të përfitojnë nga ligji për sponsorizim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës(MKRS).

Ende nuk dihet nëse shtëpia e futbollit të Kosovës do të arrijë të plotësojë kushtet për t’u licencuar si federatë në radhë të parë, kjo për shkak se numri një i FFK-së, Agim Ademi është në rigjykim, dhe se Komisioni për Licencim i ka dërguar vërejtjet e saj për këtë pjesë.

Se ligji për sponsorizim është i rëndësishëm fillimisht për ekzistencën e klubeve, tregon pjesëmarrja e madhe e skuadrave nga Superliga e Liga e parë dje në takim për diskutim, ku në një lokal ishin mbledhur rreth 20 klube.

JU REKOMANDOJMË

Nushi: Kurti mund të mposhtet vetëm me angazhim serioz politik

Nushi: Kurti mund të mposhtet vetëm me angazhim serioz politik
26/06/2026 - 18:37

Nol Nushi vlerëson se Partia Socialdemokrate ka qenë e vetmja opozitë e mirëfilltë ndaj Qeverisë së Albin Kurtit gjatë gjashtë viteve të fundit, teksa ka kritikuar partitë e...

Më shumëDetails

Gashi: Të shkojmë në zgjedhje brenda LDK-së, jo me u nda, por me u bashku rreth nji legjitimiteti dhe lidershipi të ri!

Gashi: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë për ata që mendojnë se rregullat vlejnë vetëm për të tjerët
26/06/2026 - 18:28

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë subjekt politik ku po kërkohet dorëheqja e Abdixhikut pas humbjes në...

Më shumëDetails

Dyshohet për copa metali, hiqen nga tregu kekët me Nutella në Gjermani

Dyshohet për copa metali, hiqen nga tregu kekët me Nutella në Gjermani
26/06/2026 - 18:08

Prodhuesi i njohur i ëmbëlsirave Ferrero ka tërhequr nga tregu një seri të caktuar të kekëve me Nutella në Gjermani, pasi ekziston mundësia që ato të përmbajnë fragmente...

Më shumëDetails

Fundjavë përvëluese në Kosovë, ja deri në sa arrijnë temperaturat

Fundjavë përvëluese në Kosovë, ja deri në sa arrijnë temperaturat
26/06/2026 - 18:01

Gjatë fundjavës, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta...

Më shumëDetails

40 mijë euro për OJQ pa thirrje publike, kontrata me kompani të papërgjegjshme dhe projekte të nisura pa leje – ZKA zbulon një sërë shkeljesh në Prishtinë

40 mijë euro për OJQ pa thirrje publike, kontrata me kompani të papërgjegjshme dhe projekte të nisura pa leje – ZKA zbulon një sërë shkeljesh në Prishtinë
26/06/2026 - 17:50

Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për Komunën e Prishtinës për vitin 2025 ka nxjerrë në pah një sërë shkeljes në Komunën e Prishtinës. Raporti thotë se...

Më shumëDetails

VV e ndan një video të Rizvanollit për gazin: Ne kurrë me Rusinë , as në energji e as në asnjë fushë tjetër

VV e ndan një video të Rizvanollit për gazin: Ne kurrë me Rusinë , as në energji e as në asnjë fushë tjetër
26/06/2026 - 17:02

Lëvizja Vetëvendosje kanë ndarë një video të ministrës Artane Rizvanolli ku flet për çështjen e sigurisë energjetike dhe gazit amerikan. Kjo pas akuzave të shumta rreth qëndrimit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi

    Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ish shefi i kabinetit të Kurtit rehatohet në pozitë të rëndësishme shtetërore

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kraki reagon për kodin e veshjes në Komunën e Mitrovicës të vendosur nga Peci: “Komuna s’mund t’u imponojë rregulla qytetarëve”

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Të hënën mblidhet LDK-ja, Syla zbulon skenarët që po diskutohen

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë