
Shefi i Grupi Parlamentar të PDK-së ka thënë se sovraniteti në Veri të vendit është më e brishtë se asnjëherë.
Ai e ka krahasuar situatën e sotshme me kohën kur partia e tij ka qenë në krye të Qeverisë.
“Kur kemi ndërmarrë aksionin në korrik të vitit 2011 ku sovraniteti ynë në atë pjesë nuk ka qenë i njohur, ka pasur kontrabandë dhe ka shërbyer si zonë ku janë fshehur kriminelët dhe ka qenë oazë e krimit. Ne kemi vendosë dy pikat kufitare, kemi liruar rrugët nga barrikadat, kemi themelu Prokurorinë e Gjykatat duke përfshirë gjitha komunitetet, kemi çuar 700 policë të Kosovës atje” ka thënë Tahiri.
Sipas tij institucionet në veri të Kosovës, zgjedhje lokale të organizuar nga KQZ me fletëvotime kosovare që tregojnë sa i shtrirë është sovranitetin në atë anë në atë kohë.
“Sot kemi brishtësi të sovranitetit në atë pjesë të vendit, kemi Prokurori jofunksionale, dorëheqja masive të gjyqtarëve”.











