
Deputeti i VV’së, Artan Abrashi ka ironizuar me deklaratën e fundit të kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifit ku tha se kryeministri Kurti po krijon “përçarje” tek shqiptarët në Luginë.
Abrashi në një prononcim për GazetaBlic thotë se Arifit i uron suksese në studio televizive si analist dhe programe të vitit të ri.
Ndërsa për Kamberin thotë: Suksese në përfaqësimin dinjitoz të interesave kombëtare të shqiptarëve.
“Z. Shqipërim Arifit i urojmë suksese si analist nepër studio televizive dhe programe të vitit të ri. Kurse, z.Kamberit, suksese në përfaqësimin dinjitoz të interesave kombëtare të shqiptarëve”, tha Abrashi për GazetaBlic.











