Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar pas aksionit të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e kësaj partie kërkuan thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit.
Përmes një postimi në Facebook, Abrashi ka pretenduar se Vlora Çitaku mund të bëhet kryetare e Kuvendit nëse kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pranon ofertën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Vlora Çitaku mund të bëhet kryetare e Kuvendit nëse Bedri Hamza e pranon ofertën e Albin Kurtit. PDK e fiton kryeparlamentarin vetëm dhe vetëm që të mos e bllokojë zgjedhjen e presidentit të ri”, ka shkruar Abrashi.











