Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

11/07/2026 - 17:07
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për shkak të krizës së naftës si pasojë e luftës së ShBA-së dhe Izraelit me Iranin, çmimi i derivateve të naftës ishte ngritur në gjithë botën, ku në Kosovë ishin vërejtur tendenca me abuzim të çmimeve nga kompanitë që merren me shitjen me shumicë dhe pakicë të këtyre derivateve, raporton Veriu.info

Për ta mbajtur situatën nën kontroll dhe për t’i mbrojtur konsumatorët, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, duke u mbështetur në Ligjin për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme, kishte vendosur që në baza ditore të caktojë çmimin maksimal të shitjes së derivateve të naftës.

Mirëpo, disa kompani nuk kishin zbatuar vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pasi që naftën e kishin shitur me çmime më të larta, duke shkelur ligjin dhe dëmtuar konsumatorët.

Veriu.info ka siguruar dokumente të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me të cilat dëshmohet se si kompania “Delta Group” Sh.P.K. e Vesel Jusajt ka abuzuar me çmime në kohë krize, duke shkelur Ligjin për Tregtinë me Produkte të Naftës.

Për shkak të abuzimit me çmime, përkatësisht shitjes së produkteve të naftës me çmim më të lartë se sa ishte përcaktuar me vendim të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut më 24 mars 2026 ka bërë kërkesë për fillim të procedurës kundërvajtëse ndaj “Delta Group” Sh.P.K. në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Divizioni për Kundërvajtje Dega Lipjan.

Veriu.info ka siguruar procesverbalin e Inspektoratit Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut të bërë me rastin e inspektimit në kompaninë “Delta Group” Sh.P.K. më 6 mars 2026, ku ishte konstatuar se kjo kompani ka tejkaluar marzhën tregtare maksimale të lejuar për shitje me pakicë për produktin dizel – benzinë.

Sipas inspektoratit të tregut, ky veprim ishte në kundërshtim me nenin 15 te Ligjit nr.08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme, i sanksionuar me nenin 19 paragrafi 13 të po të njëjtit ligj dhe në nenin 26 të Ligjit nr. 06/034 për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe ndëshkohet me nenin 137 të po të njëjtit ligj.

Sanksionet e nenit 19, paragrafi 13

Për shkelje të vendimit për marzhën e fitimit maksimal, në kërkesë thuhet se sanksioni është paraparë me nenin 19, paragrafi 13 i Ligjit nr.08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme.

Sipas paragrafit 13, dënimi maksimal për persona juridikë është i paraparë në shumën prej 6 mijë euro.

“Kushdo që, në kundërshtim me nenin 15 të këtij ligji, nuk respekton kufizimin e çmimit të produktit të naftës ose karburantit të ripërtëritshëm dënohet me gjobë prej dy mijë (2.000) deri në gjashtë mijë (6.000) euro, si person juridik”, thuhet në paragrafit 13 të nenit 19 të Ligjit nr.08/L-018.

Pse një kompani me dhjetëra njësi nëpër gjithë Kosovën të mos e shkelë këtë ligj, kur gjoba maksimale është paraparë 6 mijë? Përgjigje këtu mund të japin vetëm ligjvënësit dhe inspektorët e IQMT-së!

Kush është “Delta Group” Sh.P.K.?

Kompania “Delta Group” Sh.P.K. është e themeluar në vitin 2000 me akjtivitet kryesor tregtinë me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuar, duke pasur rreth 40 njësi anembanë Kosovës.

Aksionar kryesor është Vesel Jusaj me 55% të aksioneve, Shkelqim Jusaj ka 40% të aksioneve dhe 5% të aksioneve i posedon Vase Jusaj.

Aksionar kryesor është Vesel Jusaj me 55% të aksioneve, Shkelqim Jusaj ka 40% të aksioneve dhe 5% të aksioneve i posedon Vase Jusaj.

“Delta Group” Sh.P.K ishte përfshirë në një skandal në vitin 2024, pasi që një punëtor kishte humbur jetën në pikën e kësaj kompanie në Pejë pas shpërthimit të një bombole gazi.

Pas këtij rasti tragjik ishte arrestuar Vesel Jusaj në dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Vdekja e punëtorit nga eksplodimi i gazit – aktakuzë kundër biznesmenit Jusaj dhe “Delta Group”

Arrestohet pronari i pompës ‘Delta Group’ – ku vdiq punëtori pas shpërthimit të cisternës

Më 17 janar 2025 ishte ngritur aktakuzë ndaj Vesel Jusaj, ku akuzohet për veprat penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”. Ai akuzohet se më 11 tetor 2024, në kompaninë “Delta Group”, si drejtor përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, nuk ka siguruar masa të mjaftueshme sigurie, duke shkaktuar shpërthimin e gazit dhe vdekjen e një punëtori. Po ashtu, ai akuzohet se më 14 dhjetor 2022, ka hequr bllombën zyrtare nga rezervuari i gazit, duke shkelur rregullat për sigurinë dhe shitjen e gazit. Për këto vepra penale, akuzohet gjithashtu edhe kompania “Delta Group” si person juridik.

Foto: Vesel Jusaj - aksionar kryesor dhe drejtor menaxhues i "Delta Group" Sh.P.K.
Foto: Vesel Jusaj – aksionar kryesor dhe drejtor menaxhues i “Delta Group” Sh.P.K.

Tags: Delta GroupShkelqim JusajVase JusajVesel Jusaj

JU REKOMANDOJMË

Tentimet destabilizuese të Serbisë, Koci: Xhamia, e as feja islame, nuk janë rrezik në vetvete

Tentimet destabilizuese të Serbisë, Koci: Xhamia, e as feja islame, nuk janë rrezik në vetvete
25/08/2026 - 22:46

Zgjidh gjuhën sq Albanian Tentimet destabilizuese të Serbisë, Koci: Xhamia, e as feja islame, nuk janë rrezik në vetvete Viber Icon INDEKSONLINEE Martë, 25 Gusht 2026 22:36 Avokati...

Më shumëDetails

VV’ja paralajmëron dorëzimin në Prokurori të materialeve për raste të dyshuara të legalizimeve nga Komuna e Prishtinës

VV’ja paralajmëron dorëzimin në Prokurori të materialeve për raste të dyshuara të legalizimeve nga Komuna e Prishtinës
25/08/2026 - 22:24

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë njoftuar se kanë pranuar materiale të reja përmes sinjalizuesve, të cilat, sipas tyre, lidhen me raste të dyshuara...

Më shumëDetails

“U infiltrua në SHIK dhe depërtoi në AKI”, Kajtazi sjell historikun e errët të Fatmir Shehollit

Kajtazi: Unë pres gjithçka prej një partie që e ka sulmu Kuvendin me zollë
25/08/2026 - 22:14

Gazetari dhe analisti Vehbi Kajtazi i ka bërë analizë aktakuzës së ngritur ndaj Fatmir Shehollit nga Prokuroria Speciale e Kosovës si i dyshuar për spiunazh dhe shantazh. Kajtazi...

Më shumëDetails

Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale

Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale
25/08/2026 - 22:02

Aleanca nesër do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me vendimet e Qeverisë në detyrë. Këtë do ta bëjë në ora 09:30 dhe më pas do...

Më shumëDetails

“Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli

“Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
25/08/2026 - 21:53

Dokumenti i emërtuar si “Leptiri” (Flutura në gjuhën shqipe), është gjetur në telefonin e të dyshuarit për spiunazh Fatmir Shehollit. Dokumenti i publikuar si pjesë e aktakuzës së...

Më shumëDetails

KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit
25/08/2026 - 21:28

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar për përditësimin e procesit të optimizimit të pranisë së tij në Kosovë, duke theksuar se mandati i misionit mbetet i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë