Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Adelina Ismaili reagon ashpër pasi u kërkua shoqërimi i saj në Gjykatë: S’jemi kriminele, dëshmitë tona i keni në tavolinat tuaja

13/07/2022 - 13:57
në Lajme
A A
Adelina Ismaili reagon ashpër pasi u kërkua shoqërimi i saj në Gjykatë: S’jemi kriminele, dëshmitë tona i keni në tavolinat tuaja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këngëtarja Adelina Ismaili ka reaguar pas vendimi të gjykatësit Agron Kuçi, i cili ka kërkuar nga Policia që t’i shoqërojë në gjykatë motrat Ismaili në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës.

Ismaili ka thënë se mund të paraqiten në gjykatë për t’i thënë të njëjtat fjalë, por se s’janë të interesuara për “show mediatik”.

Ajo ka thënë se kanë rrezikuar edhe jetët duke u paraqitur në gjyqe, duke deklaruar se kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin kërcënime nga bandat kriminale.

“Asnjë polici nuk është në kërkim timin as të motrave të mia. Ne nuk jemi kriminele dhe nuk kemi raste në polici. Jemi dëshmitare të një rasti dramatic që ka ndodh para 15 viteve dhe kemi bashkëpunuar me të gjitha institucionet e RKS për zbardhjen e rastit. Më shumë se 10 vite jemi në gjyqe dhe në polici sa herë është kërkuar nga ne duke rrezikuar edhe jetët tona nga banda kriminale që na kanë kërcënuar pa ndal dhe vazhdojnë…mos të flasim për dëmtim të imazhit dhe të gjithë reperkusionet negative që ka pas në jetët tona profesionale. Ky rast përsëritet cdo 3 vjet tash dhe nuk merret vendimi final”, ka shkruar Ismaili.

Ismaili ka thënë se s’dëshirojnë të thirren në gjykatë saherë që Sekiraqa bën apel.

“Në letrat adresuar gjykatësit jemi shprehur shumë konkretisht që ne i mbesim mbrapa deklaratave tona dhënë prokurorit të EULEX’it, vitet 2016-2017, z.Carney dhe nuk dëshirojmë të thirremi sa herë që i pandehuri bën apel. Këto janë absolutisht dakord me ligjet e RKS dhe është e drejtë e jona, sipas avokatit tonë.

Ne mund dhe të paraqitemi në gjykatë për t’ju thënë të njëjtat fjalë sikurse është e shkruar në letrat tona por nuk jemi të interesuara për show mediatic lidhur me këtë rast.

Shoë i cili i shërben strukturave kriminale në Kosovë apo shërbyesve të tyre që , siq duket duan ta mbyllin këtë rast me një epilog ndryshe nga vendimi i gjykatës.

E falenderojmë Policinë e Kosovës që çdoherë kanë treguar korrektësi kurse e nderuara Gjykatë, ne vërtetë udhëtojmë shumë. Dëshmitë tona i keni në tavolinat tuaja”, ka shkruar Ismaili.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë do të kërkojë nga Policia e Kosovës që dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili, të sjellen me shoqërim në seancën e radhës në rastin ku Enver Sekiraqa po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Një vendim i tillë, është marrë të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi.

Paraprakisht, prokurori special Dren Paca ka deklaruar se mbetet pranë propozimit të dhënë në shqyrtimin gjyqësor më 19 janar 2022, që edhe në rigjykim të dëgjohen dëshmitaret Ismaili apo të lexohen deklaratat e tyre dhëna në polici, prokurori dhe në gjykatë.

Propozimin për leximin e deklaratave të dëshmitareve Ismaili e kundërshtoi i akuzuari Sekiraqa, ndërsa nuk e kundërshtoi që të njëjtat të dëgjohen sërish në gjykatë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë