Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka reaguar ashpër për vendimin e presidentes Osmani që zgjedhjet të mbahen më 9 shkurt.
Ai ka thënë se ky ka qenë interes i Kurtit, në mënyrë që sipas tij, shërbyesit civilë t’i marrin pagat e janarit me rritje.
Postimi i tij:
Vjosa Osmani sapo e ridëshmoi që ende është vetëm një lodër në duart e Albin Kurtit, duke e caktuar 9 shkurtin si Ditën e Zgjedhjeve. Krejt çfarë i ka interesuar Kurtit është që zgjedhjet të mbahen në shkurt, që shërbyesit civilë ta marrin pagën e janarit me rritje, me shpresë që ndikon në disponimin e tyre elektoral.
Në Vetëvendosje ishin të bindur që edhe Prindoni, si numërues i centëve, sërish i voton pasi t’i rritet koeficienti!












