Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Administrata Trump nuk e do Kurtin kryeministër, opozita ka përgjegjësi të madhe

05/03/2025 - 09:30
në Opinione
A A
Buzhala e quan Kurtin “Milorad Dodiku i Kosovës”: Ky edhe do që kanë ikë në Serbi s’i pranojnë institucionet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

PDK, LDK dhe AAK duhet të ulen së bashku, pa kushte e kërkesa të paravendosura, nëse me të vërtetë synojnë interesin publik mbi atë personal. Kushti i vetëm duhet të jetë: largimi i Kurtit si kryeministër, sepse ai po e rrezikon shtëpinë tonë. Çdo gjë përtej këtij kushti tregon egoizëm dhe interes privat ose partiak, kundrejt interesit shtetëror.

Shkruan: Berat Buzhala

Nëse dikush i siguron shumicën Albin Kurtit, ose nëse opozita nuk bashkohet për të formuar qeverinë—duke e lënë vendin të zvarritet në një krizë politike që rrezikon rëndë të ardhmen e Kosovës—atëherë, besoj unë, ka ardhur momenti për një parti të re politike.

Edhe sikur Kurti të rizgjidhej kryeministër, apo vendi të zhytet në një krizë të thellë politike, Kosova rrezikon jashtëzakonisht shumë në raport me aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka pikë dyshimi: Kurti është i padëshiruar nga Amerika, ndërsa Kosova, pa mbështetjen e saj, nuk ka të ardhme. Pikë. Për më tepër, ia vlen të kujtojmë se edhe Presidenti Zelensky e rishikoi qëndrimin e vet, duke i deklaruar Amerikës dhe ish-presidentit Trump: “Jam i gatshëm për çdo gjë”.

Nuk kemi arsye ta fshehim këtë ‘sekret’. Po të ishte Kurti qoftë edhe pak i sinqertë—gjë që nuk është—do të dilte e ta tregonte vetë. Po të ishte e sinqertë edhe Presidentja Osmani, do të na zbulonte se çfarë i është thënë asaj për Kurtin, mirëpo as ajo nuk po tregohet e hapur.

Raporti i keq i Kurtit me Amerikën nuk është i sotëm. Administrata Trump e bëri të qartë se çështjet me të ashtuquajturit aleatë do të sqaroheshin: ose jemi, ose nuk jemi. E me Kurtin ka dalë qartë se nuk jemi. Opozita ende nuk e ka kuptuar plotësisht sa e rrezikshme është kjo situatë, prandaj vazhdon të kalkulojë për fatet e individëve, e jo për fatin e vendit.

Ibrahim Rugova, për hir të Kosovës, e la Hashim Thaçin të prijë në Rambuje. Të gjithë e dinin se, po të dilnin në zgjedhje, Rugova i fitonte mbi 90 për qind, por ai nuk u shqetësua për interesin e vet personal. E njëjta logjikë duhet të vlejë edhe për PDK-në, edhe për LDK-në. Asnjëra nuk mund të shpallë se “qeveria e koalicionit më takon mua” vetëm pse doli forcë e dytë, as LDK s’mund të deklarojë “dua të rri në opozitë, sepse kështu më ka votuar populli.”

Këto dy subjekte duhet të ulen së bashku, pa kushte e kërkesa të paravendosura, nëse me të vërtetë synojnë interesin publik mbi atë personal. Kushti i vetëm duhet të jetë: largimi i Kurtit si kryeministër, sepse ai po e rrezikon “shtëpinë” tonë. Çdo gjë përtej këtij kushti tregon egoizëm dhe interes privat ose partiak, kundrejt interesit shtetëror.

Po të ishte fjala vetëm për interes partiak, SPD-ja në Gjermani do të kishte ndenjur në opozitë, pasi duke hyrë në koalicion me CDU-në rrezikon të forcohet AfD-ja duke mbetur si opozitë e vetme. Mirëpo gjermanët, me strategji të qëndrueshme, shpresojnë ta bindin popullin të mos votojë ekstremistët.

A mund të përsëritet ajo që ndodhi në vitin 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje mori rreth 50 për qind të votave? Natyrisht që mundet. Po ashtu, mund edhe të mos ndodhë më kurrë. Qeveria e ardhshme duhet ta bindë publikun se bashkohet për ta shpëtuar vendin nga ky myrtyqyp, jo ngaqë është e uritur për pushtet.

Në momentin që formohet, qeveria e re duhet të kryejë tre-katër punë të mëdha: të ripërtërijë aleancën me Amerikën, të rrisë pagat në sektorin publik, të sjellë gazin amerikan në Kosovë etj. Nuk ka pse të ketë frikë nga Kurti. Fundja, ne, votuesit, ndihmuam që partitë opozitare t’i fitojnë 52 deputetë, ndërsa Kurtit i lamë 48.

Çdo veprim tjetër do të ishte i gabuar dhe do t’i hapte rrugë një subjekti të ri, energjik, i cili mund të përfitojë kryesisht nga elektorati i këtyre partive tradicionale. Nuk dihet kush do ta formonte një parti të tillë, por një zë i besueshëm mund të shfaqet në çdo kohë. Le ta dijë PDK, le ta dijë edhe LDK: ato do të jenë humbëset më të mëdha nëse nuk veprojnë me mençuri.

JU REKOMANDOJMË

KADARE – NJË VIT PAS
Opinione

KADARE – NJË VIT PAS

01/07/2025 - 12:40
Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?
Opinione

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?

23/06/2025 - 11:41
Izraeli është me Serbinë
Opinione

Izraeli është me Serbinë

22/06/2025 - 20:50
Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale
Opinione

Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale

21/06/2025 - 19:41
Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det
Opinione

Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det

20/06/2025 - 09:24
Musliu: Shtrenjtimi i rrymës nuk i prek qytetarët në Veri, e veteranët po arrestohen për mospagesë
Opinione

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Një Udhëtim Kontravers dhe Pyetje Pa Përgjigje

19/06/2025 - 14:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ankohet qytetari nga Prizreni: U sulmova nga një i mitur brenda marketit “Zhurjani” pa asnjë konflikt!

    Ankohet qytetari nga Prizreni: U sulmova nga një i mitur brenda marketit “Zhurjani” pa asnjë konflikt!

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Po na marrin në qafë fëmijët”, qytetarja bleu qumësht të prishur të Alpskos

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviqit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Rast tragjik në Gjermani, një fëmijë bie në lumin Rajn

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë