Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det

20/06/2025 - 09:24
në Opinione
A A
Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Disa ditë më parë mora pjesë në një mbrëmje shumë të çuditshme për të cilën nuk isha i përgatitur.E dija se në darkën që kishte shtruar Pjerin Ndreu, Kryetari i Bashkisë së Lezhës, ishin të ftuar disa miq nga Kosova dhe Maqedonia por nuk e kisha menduar se aty do gjeja më shumë se 50 burra të qeshur që dukej sikur ishin mbledhur për të festuar një ngjarje që unë nuk e dija.

Pjerin Ndreun e kam njohur prej vitesh dhe që kur e njoh më ka surprizuar tre herë.Herën e parë kur fitoi si Kryetar i Bashkisë së Lezhës, megjithëse është nga Puka.Hera e dytë ishte dy vjet më parë, kur organizoi prezantimin e romanit tim Komploti dhe më habiti se kishte lexuar çdo libër që kisha shkruar.

Hera e tretë ishte të shtunën, kur me elegancën e një diplomati detyroi 50 burra të mbajnë secili nga një fjalim patriotik, përfshi edhe mua që jam një dollibash i turpshëm dhe pa kurajo.

Darka e Pjerinit ishte një tubim ku merrnin pjesë politikanë, kryetarë bashkish, deputetë, ministra, ish kryeministra, ish kryetarë kuvendi, ambasadorë, biznesmenë, shkrimtarë, piktorë, këngëtarë, sportistë, botues dhe historianë.

Dukej si një parlament panshqiptar që e drejtonin me rradhë Pjerin Ndreu dhe Ramiz Lladrovci ndihmësi i tij i palodhur nga Kosova.Me pak fjalë aty nuk mungonte asnjeri që mund t’i bënte mirë punëve të kombit dhe mungonin të gjithë ata që mund ti bëjnë keq.Ajo që më pëlqeu më shumë ishte se aty ishin të gjithë besimtarë, po nuk kishte asnjë hoxhë dhe asnjë prift.Nuk kishte nevojë për ndërmjetës se të gjithë besojnë te Shqipëria.

E treguar në këtë mënyrë duket sikur në darkën e Lezhës u themelua një shoqëri masonike ku disa burra u betuan të ndryshojnë punët e botës duke u takuar herë pas here me një gotë verë në dorë.Deri diku është e vërtetë. Me ndryshimin e vetëm që aty nuk u fol për punët e botës por për punët e shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Tema e darkës ishte e thjeshtë: shqiptarët nuk kanë jetuar kurrë më mirë, nuk kanë qenë kurrë më të integruar, më të respektuar, më të fortë, më të lirë dhe më të pasur se ç’janë sot.Por a mund të jenë edhe më mirë se kaq?Sigurisht.I ndezur nga atmosfera e sofrës dhe i pickuar nga Pjerini që e përdorte mikrofonin si shkop, unë i pyeta miqtë kosovarë se pse nuk bashkohen me ne. Shqipëria e sotme është një vend i bukur që ka mundur me sukses armiqtë e vet kryesorë.Grindjet e brendshme.

Egërsinë ndaj natyrës.Administratën komuniste.Paragjykimin e të huajve.Jam i bindur se asnjë vend tjetër ish komunist nuk ka arrritur dot më shumë se ne në tridhjetëvë vitet e fundit.

Kosova është një demokraci e re, Shqipëria është një demoktaci me det.Shqipëria ka shumë male, shumë fusha, shumë lumenj, shumë miq dhe gjithmonë e më pak armiq.Shqipërisë nuk i mungon asgjë përvec një gjëje : KosovaKosova është e vetmja pjesë që i mungon mozaikut të mrekullueshëm të Shqipërisë për t’u bërë i madh.

Ja kjo ishte arsyeja e kuvendit që thirri Pjerin Ndreu.Si ta bëjmë Shqipërinë një vend të madh dhe Kosovën një demokraci me det.

JU REKOMANDOJMË

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Prej 6 gushtit deri pas 5 tetorit – Kush e ka kohën dhe kujt i duhet marrëveshja?

Prej 6 gushtit deri pas 5 tetorit – Kush e ka kohën dhe kujt i duhet marrëveshja?
05/08/2026 - 23:55

Takimet e fundit mes LVV-së dhe LDK-së zgjatën disa orë. Marrëveshja, megjithatë, mund të thuhej se kishte dështuar para se delegacionet të hynin në sallë. LDK-ja erdhi me...

Më shumëDetails

Kosova dhe pa(fundi) i krizave

Baba i bashkimit kombëtar apo i asociacionit
03/08/2026 - 15:38

Shkruan Bekim Çollaku Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit 2026 e përcaktuan qartë renditjen e forcave politike, por nuk prodhuan një shumicë për qeverisje të njëanshme. Nga...

Më shumëDetails

Lumiri fitoi. LDK humbi. Albini qeshi.

Lumiri fitoi. LDK humbi. Albini qeshi.
01/08/2026 - 13:17

Shkruan: Baton Haxhiu Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK nuk është historia e një votimi të fituar. Është historia e një partie që edhe një herë zgjodhi ta...

Më shumëDetails

Col Mehmeti: Nuk është ‘Lule Gjeli’, është Sysoevi, Moska dhe Rusia

Col Mehmeti: Nuk është ‘Lule Gjeli’, është Sysoevi, Moska dhe Rusia
31/07/2026 - 09:44

Shkruan: Col Mehmeti E shpjeguar shkurt e shqip, gazetari rus Gennady Sysoev e sajoi një keqinterpretim mbi përmbajtjen e tekstit që pritej të lindte Marrëveshjen e Washingtonit. Atë...

Më shumëDetails

E-gjeli i pushtetit të Kurtit: makineria e iluzioneve që prodhon fitore virtuale, por humbje reale për Kosovën

E-gjeli i pushtetit të Kurtit: makineria e iluzioneve që prodhon fitore virtuale, por humbje reale për Kosovën
28/07/2026 - 23:55

Shkruan: Visar Duriqi Mbrojtja e kësaj çmendurie digjitale përmes ushtrive fantazmë, profileve të rreme dhe lidhjeve të dyshimta mediatike ka krijuar një realitet paralel në Kosovë. Por ndërsa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Bllokada politike, PDK merr një vendim!

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Elijona “ndez” rrjetet sociale, publikon foto verore në bikini

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë