Modelja shqiptare, Adrola Dushi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me fotografitë e saj më të fundit të publikuara në rrjetet sociale.
E veshur me një fustan veror në ngjyrë jeshile të hapur, Adrola është shfaqur elegante në një ambient buzë detit, teksa perëndimi i diellit i ka dhënë edhe më shumë hijeshi pamjes.
Paraqitja e saj është komentuar gjerësisht nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar për stilin, elegancën dhe sharmin që e karakterizon.














