Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Afaristë dhe përfaqësues biznesesh: Institucionet të mos e shohin sektorin privat si armik të shtetit

06/01/2025 - 10:44
në Lajme
A A
Afaristë dhe përfaqësues biznesesh: Institucionet të mos e shohin sektorin privat si armik të shtetit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Afaristë dhe përfaqësues biznesesh thanë se viti 2024 u karakterizua me sfida të shumta. Sipas tyre mungesa e fuqisë punëtore krahas rënies së konsumit ishin shqetësimi kryesor pa lënë anash edhe mos-komunikimin institucion biznes. Ata bënë thirrje që viti 2025 të jetë vit i zhvillimit ekonomik dhe institucionet të mos e shohin sektorin privat si armik të shtetit pasi siç thanë sektori privat është ai që mbanë shtetin në këmbë.

Ikja e vazhdueshme e qytetarëve për në vendet perëndimore ka bërë që sektori privat në Kosovë të hasë në vështirë të shumta. Përveç mungesës së fuqisë punëtore ato u ballafaquan edhe më rënie të konsumit. Afaristi Ramiz Kelmendi flet për nevojën që institucionet të kthejnë sytë drejt sektorit privat.

“Nëse nuk gjendet një zgjidhje nuk i duhet askujt as mandati i dytë e as dikujt mandati i parë sepse duhet të kuptohet që nuk mund t’i quash biznesmenet me etiketime si oligarkë si zhvatës të buxhetit përderisa gjykata nuk ka vendos një gjë të tillë. Dhe përderisa sektori privat shikohet si armik i shtetit nuk do të ketë ndonjë ndryshim. Në krejt botën sektori privat është i sukseshëm vetëm në Kosovë nuk bënë të jetë”, tha Kelmendi për rtv21.

Në anën tjetër, sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë gjatë 2024 u mbyllën rreth 1500 biznese.

Kryetari i dhomës së tregtisë, Skënder Krasniqi numëron premtimet të cilat qeveria nuk i përmbushi sa i përket të bërit biznes.

“Nuk e ka realizu ligjin e punës, nuk e ka realizu ligjin për pronën një numër vendimesh përmes avokatit të popullit kanë përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Nuk i ndihmojë bizneset financiarisht nuk e ndihmojë fuqinë punëtore, ra konsumi”, tha Krasniqi.

Ndërkohë një vendim i qeverisë për ndarjen 100 eurove për fëmijët e moshës 0 deri 16 vjeç dhe pensionistët, u pa si ndihmë për rritje të konsumit. Megjithatë, kryetari i Dhomës së Tregtisë Skënder Krasniqi thotë se qeveria përkundër premtimit se këto shtesa do t’i kushtëzonte vetëm për blerje të produkteve vendore një gjë e tillë nuk ndodhi dhe se shtesat më shumë ndihmuan në blerjen e produkteve të importuara.

“Qeveria ka premtu krijimin e bonove pra shtesa të cilat do të kishte mundësi të blihen vetëm produktet vendore. Paratë e taksa paguesve do të shkonin në prodhim vendore dhe të njëjtat do të kthehshin përmes tatimeve në arkën eshtetit dhe pagave për punëtorë. Në këtë mënyrë paratë kanë dal nga buxheti i shetitit dhe shpenzohen në mënyrë të pa kontrolluar”, tha tutje Krasniqi.

Në anën tjetër njohës të çështjeve të ekonomisë e kanë lidhur zhvillimin ekonomik të vendit drejtpërsëdrejti me investimet kapitale. Qeveria në vitin 2024 nga buxheti prej 3.3 miliardë euro ka ndarë mbi 850 milionë për investime kapitale. Ndërkaq, profesori i ekonomisë Medain Hashani, flet për rëndësinë që ka në ekonomi shpenzimi i planifikimit buxhetor veçanërisht tek investimet kapitale.

“Nëse analizojmë nuk patëm ndonjë reflektim të qeverisë dhe viti 2025 nuk është shpres dhënës sepse me këtë qeverisje I patëm investimet më të vogla në histori. Nëse I marrim vetëm statistikat kësaj qeverie I mbetën çdo vit ka 1 miliardë euro. Katër vjet katër miliardë euro me një inflacion prej 20% të kumuluar çdo vit I ka humbur vlera parave. Nuk guxojnë me të tepru paret sepse inestimet sjellin zhvillim. 2025 sjell zgjedhje të reja dhe do të shohim se cila qeveri do të menaxhoj buxhetin por nëse vazhdojmë me këtë avaz as 2025 nuk do të jetë shpresë dhënës sepse x projekti ppo të merr 5 vjet kohë deri sa po realizohet”, tha Hashani.

Qeveria për vitin 2025 ka miratuar një buxhet prej 3.6 miliardë euro rreth 930 milionë euro janë të parapara për investime kapitale përfshirë projektet për lojërat mesdhetare Prishtina 2030.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë