
Është zgjatur afati për aplikimin e konvertimit të patent-shoferëve të Kosovës nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një shkrimi në Facebook i cili tha se tash afati do të jetë deri më 23 gusht, pasi sipas tij kërkesat janë të shumta.
Tutje Sveçla njofton se për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentë shoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi.











