Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Afera “Brezovica”: Lirohet biznesmeni – pranon të bashkëpunojë me Prokurorinë

05/03/2022 - 00:12
në Lajme
A A
Afera “Brezovica”: Lirohet biznesmeni – pranon të bashkëpunojë me Prokurorinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Biznesmeni nga Prishtina, Arian Idrizaj, i arrestuar të premten për aferën “Brezovica”, është liruar nga mbajtja pasi ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë e Shtetit, ka mësuar Paparaci nga burime brenda organeve të drejtësisë.

Idrizaj, njëri nga tetë të arrestuarit nën dyshimin për dhënie ryshfeti për ndërtimet ilegale në Parkun Kombëtar të Sharrit, është liruar sot nga mbajtja derisa për shtatë të dyshuarit e tjerë vlen masa e ndalimit prej 48-orësh.

Gjykata e ka liruar sot përfaqësuesin e kompanisë private “N.Sh. Rezonanca” gjatë periudhës 2014-2018, i kanë thënë Paparacit burime brenda organeve të drejtësisë.

Skender Musa, avokati i të dyshuarit Idrizaj, nuk e ka pohuar e as mohuar këtë informatë. Në një deklarim për Paparacin të premten në mbrëmje, Musa ka thënë se “kërkesa e prokurorit në seancën e sotme ishte “goxha e gjatë”.

Mbrojtja e Idrizajt shton se vendimi final lidhur me lirimin e klientit të tij do të shpallet nesër.

“Seanca dëgjimore është mbajtur. Vendimi merret nesër. Nuk ka dëshmuar kurrgjë. Janë deklaruar veç rreth paraburgimit krejt të akuzuarit. Nuk ka pasur diçka tjetër. Seanca është vonuar, kërkesa e prokurorit ka qenë goxha e gjonë”, tha Musa.

Prokuroria në Ferizaj sot kërkoi paraburgim për tetë të dyshuarit në rastin “Brezovica 3”.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Arian Idrizaj, i cili sot doli para Gjykatës në Ferizaj.

Prokuroria kërkoi caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj tetë të arrestuarve.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Idrizaj dyshohet se që nga viti 2014 deri në vitin 2018, në Shtërpcë, si person përgjegjës i personit juridik N.SH. “Rezonanca” me seli në Prishtinë, i ka dhënë 100 mijë euro të pandehurit, ish-kryetarit të Shtërpcës, Bratislav Nikoliq.

Ryshfetin ia ka dhënë me qëllim që t’i mundësojë marrjen e lejes së ndërtimit për objektin rehabilitues “Rezonanca” të cilin pastaj e ka shndërruar në objekt hotelier, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Lidhur me këtë rast, organet e rendit dhe drejtësisë kryen bastisje në katër qytete të ndryshme, përkatësisht: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

Gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: Dokumente të ndryshme, disa fletore me shënime, tri armë, një karikator me 5 fishekë të kalibrit 7.65mm, tre fishekë të kalibrit 6.35mm, 20 fishekë të kalibrit 7.62mm, një kompjuter, një veturë X6, pesë telefona e një orë dore.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë