Profesori Milazim Krasniqi, e ka quajtur legjendë të gjallë Kurtin, derisa ka thënë se të gjithëve ua ka ulur pagat, ndërsa opozitën e etiketon si tradhtare.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk i përfillë SHBA-të e BE-në, derisa është duke krijuar një Kore të re.
Postimi i tij i plotë:
Aferim, o Albin! Je legjendë e gjallë, ndonëse me kokë veç pak mbi zall. Qe pse? Arsimtarëve ua ndërpreve marrëveshjen kolektive. Gjyqtarëve e prokurorëve shqiptarë ua currove rrogat. Gjyqtarët, prokurorët, policët dhe doganierët serbë i ndoqe nga sistemi. RTK-së ia currove buxhetin. Opozitën e etiketon si tradhtare. SHBA-në e BE-në nuk ua varë fare. Ti po krijon diçka të re, për ne. Ti po e krijon për ne një Kore të re. (Të veriut, fatkeqësisht.) Pirolla, o trim mbi trima nga Vlladimiri/Katërkolla!













