Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Agani lavdëron punën e Kurtit, thotë se këtë vit hiqen vizat

06/07/2022 - 08:56
në Lajme
A A
Agani lavdëron punën e Kurtit, thotë se këtë vit hiqen vizat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani është shprehur i bindur se këtë vit kosovarët do ta fitojnë liberalizimin. Ish-ministri i Shëndetësisë, ka lavdëruar Qeverinë Kurti për siç ka thënë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Agani ka thënë se ka filluar të ndryshohet imazhi i Kosovës në arenën ndërkombëtare edhe tek ato shtete që kanë qenë skeptike.

Aplikimin në këshillin e Evropës, Agani po e sheh veprim të duhur nga Qeveria.

“Mendoj se duke iu falënderuar përpjekjeve serioze që Qeveria e Kosovës i ka bërë në betejën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka filluar të ndryshohet imazhi i Kosovës edhe në arenën ndërkombëtare edhe sa i përket shteteve që kanë pasur rezerva për liberalizimin e vizave. Jemi në rrugën e duhur dhe nuk dua të humb fjalë duke folur se sa e padrejtë ka qenë bashkësia evropiane në relacion me Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave të cilat janë duke u shtyrë nga vitit në vit. Mendoj se mund të presim lajme të mira në muajt që vijnë. Unë shpresoj që ky vit do të jetë viti kur qytetarët e vendit do të fillojnë të lëvizin lirshëm në hapësirën evropiane. Sa i përket këshillit të Evropës mendoj se ka qenë veprim i duhur i qeverisë që ka aplikuar. Ka rezerva natyrisht por mendoj që këto pengesa që i kemi përpara duhet përballuar me punë, e angazhim. Krahas angazhimit të madh në arenën ndërkombëtar e të cilën duhet realizuar është e rëndësishme të kemi një shkallë të lartë të konsensusit me subjekte tjera politike të partisë në pushtet”, tha Agani.

Ndërsa sa i përket dialogut, Agani tha se pozita e Kosovës në relacion me Serbinë është dukshëm më e favorshme sesa që ka qenë para ardhjes së qeverisë në pushtet.

“Sa i përket ngecjeve të qeverisë në dialog unë mendoj se në këtë aspekt mund të jemi të kënaqur sepse pozita negociatore e Kosovës në relacion me Serbinë është dukshëm më e favorshme sesa që ka qenë para ardhjes së qeverisë në pushtet. Dhe mendoj se në periudhën e ardhshme është e nevojshme që me faktorët ndërkombëtar ShBA-në të arrihet edhe një shkallë më e lartë e konsensusit brenda vendit. Kjo është një prej mangësive të qeverisë sepse nuk po shoh që po arrijnë me gjenerua një shkallë të lartë të konsensusit lidhur me tema të mëdha që kanë të bëjnë me reforma të rëndësishme në shoqërinë tonë”, tha ai.

Agani tha se Qeverinë Kurti duke theksuar se është duke u ballafaquar me krizën energjetike, inflacionin dhe pandeminë.

Sipas tij, për shkak të këtyre vështirësive, Qeveria nuk ka pasur rezultate të pritura në disa prej segmenteve të rëndësishme shoqërore në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit.

“Mendoj se Qeveria është duke bërë përpjekje dhe po mundohet që të ballafaqohet që të japë përgjigje për sfidat e shumta. Është njëra prej qeverive e cila është ballafaquar me kriza globale të cilat nuk kanë qenë prezentë në përmasat aktuale. E kam fjalën për krizën energjetike, për inflacionin që është duke prekur numër të madh të shteteve, kriza e pandemisë dhe pasojat që ka lëne virusi si në aspektin ekonomik financiar. Kështu që në këto rrethana të vështirësuara që ka funksionuar atëherë duhet pasur mirëkuptim edhe lidhur me atë se nuk ka pasur rezultate të pritura në disa prej segmenteve të rëndësishme shoqërore në sektorin e shëndetësisë, dhe arsimit. Këtu është pritur të kemi lëvizje më të fuqishme në drejtim të reformës së gjendjes ekzistuese por kjo po mungon”. /EO

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë