Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Agim Ademi nuk e respektoi vendimin e mjekëve për qëndrim në spital, shkoi në shtëpi dhe nuk u lajmërua

24/03/2023 - 12:12
në Lajme, Sport
A A
Agim Ademi nuk e respektoi vendimin e mjekëve për qëndrim në spital, shkoi në shtëpi dhe nuk u lajmërua
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agim Ademi është dashur të qëndronte në spital edhe mbrëmë me kërkesë të mjekëve.

Por, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Në fakt, kreu i futbollit kosovar dje u paraqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku iu kumtua vendimi për masën e arrestit shtëpiak për 1 muaj, me kërkesë paraprake të Prokurorit të Shtetit, shkruan “Gazeta Express”.

E më pas, ai është kthyer shkurt në spital dhe prej aty është larguar, duke mos e respektuar vendimin e mjekëve në QKUK për të qëndruar edhe një natë.

Nazmi Kolgeci, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale i ka thënë “Gazetës Express” se Ademi nuk është përgjigjur dhe nuk është bërë më “i gjallë” që kur u largua nga spitali mbrëmë.

“Dje e kanë marrë nga spitali dhe e kanë dërguar në gjykatë. Më pas, sa kam informata, është kthyer në orën 17:00 dhe ka qëndruar këtu për gjysmë ore dhe është larguar. Më vonë e kam thirr, kam tentuar ta kontaktoja, por ishte e pamundur. Nuk e di se ku është dhe as gjendjen e tij”, thotë fillimisht Kolgeci për “Express”.

Sipas tij, Ademi është dashur t’u nënshtrohej edhe disa kontrolleve mjekësore, por çuditërisht nuk është kthyer më në spital.

“Urologu e ka pritur për t’ia bërë kontrollin, por ai nuk erdhi më. Nuk i ka pasur patjetër kontrollet, por ka qenë mirë t’i bënte, pasi sa kemi informata, ka pasur probleme të tilla shëndetësore në të kaluarën”, vazhdoi Kolgeci për “Express”.

Dy ditë më parë, Agim Ademi ishte intervistuar nga njësia e krimeve ekonomike, ndërsa më pas u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Sidoqoftë, aty qëndroi pak orë dhe iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe më pas mori ndihmë mjekësore, duke u dërguar në QKUK.

Aty qëndroi të mërkurën mbrëma, ndërsa dje u largua dhe nuk u kthye më, edhe pse mjekët kishin konstatuar se ishte e nevojshme të qëndronte edhe mbrëmë në spital.

Agim Ademi është i ngarkuar me akuzat “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shpërdorim i detyrës”, ndërsa policia në raportin e djeshëm e ngarkoi atë edhe me dyshimin për keqpërdorim të buxhetit të FFK-së.

Ai do të qëndrojë për një muaj në arrest shtëpiak.

JU REKOMANDOJMË

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen
22/06/2026 - 22:56

Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur nëse do të kthehej në luftë në rast se Irani nuk do t’i përmbahej marrëveshjes kornizë për t’i dhënë fund luftës. “Do...

Më shumëDetails

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë: Refuzimi i gazit mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë: Refuzimi i gazit mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA
22/06/2026 - 22:42

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka deklaruar se Kosova, gjatë viteve të fundit, ka humbur mundësi të rëndësishme investimi për shkak të mosbashkërendimit...

Më shumëDetails

Cakolli: Më shumë se gjysma e fushatës zhvillohet në rrjete sociale, partitë e raportojnë vetëm një ‘porcion’ të shpenzimeve

Cakolli: Më shumë se gjysma e fushatës zhvillohet në rrjete sociale, partitë e raportojnë vetëm një ‘porcion’ të shpenzimeve
22/06/2026 - 22:38

Eugen Cakolli nga KDI, i ftuar në Pressing në T7, foli për shpenzimet e partive politike në fushata zgjedhore, ai tha se “më shumë se gjysma e fushatës...

Më shumëDetails

Gashi: Kam përshtypjen se njëra nga partitë duket se ka më shumë dëshirë për të gjetur zgjidhje

Gashi: Kam përshtypjen se njëra nga partitë duket se ka më shumë dëshirë për të gjetur zgjidhje
22/06/2026 - 21:43

Analisti Dardan Gashi ka vlerësuar se, pavarësisht diskutimeve të fundit politike, ende nuk ka parë shenja konkrete të “llogaritjeve” apo “servilizmit” nga partitë, por ka përshtypjen se njëra...

Më shumëDetails

Gazi amerikan, Kryeziu: Kishte përpjekje që amerikanëve t’u thuhej “mos na hyn gazi rus”

Gazi amerikan, Kryeziu: Kishte përpjekje që amerikanëve t’u thuhej “mos na hyn gazi rus”
22/06/2026 - 21:39

Njohësja e çështjeve të energjisë, Laura Kryeziu ka folur për projektin e gazit amerikan dhe zhvillimet që lidhen me të.Kryeziu tha se gjatë procesit të diskutimeve për projektin...

Më shumëDetails

Vance thotë se është arritur “përparim i mirë” në planin për marrëveshjen finale me Iranin

Vance thotë se është arritur “përparim i mirë” në planin për marrëveshjen finale me Iranin
22/06/2026 - 21:12

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se është arritur “përparim i mirë” në bisedimet për një udhërrëfyes drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare paqeje brenda 60 ditëve. Përparimi përfshin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

    Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Hapet thirrja për aplikim për pagesat direkte në bujqësi, Ministria i fron fermerët dhe subjektet e interesuara që të aplikojnë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vajzat e familjes Zubaku që humbën jetën në Gjermani ishin shtetase zvicerane, dalin detajet e aksidentit fatal

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Dolce e pamëshirshme për ndjekësit, shfaqet si peshk në mes të detit (Foto +16)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • 136 punëtorë në ofertë, 148 në terren- parregullsia që gjeti auditori në Fushë Kosovë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë