Ish kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në marshin e organizuar të dielen në Prishtinë për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Ai thotë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbetet shembull i një sakrifice të denjë që përshkon rrugën e drejt për tek liria, transmeton Veriu info.
Postimi i Agim Bahtiri:
Të dashur qytetarë,
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbetet shembull i një sakrifice të denjë që përshkon rrugën e drejt për tek liria. 🇽🇰🇦🇱
Republika e Kosovës, nuk mund t’i denojë bijtë e saj, të cilët ishin në gjendje të japin edhe më të shtrenjtën e tyre, jetën, për të shenjtën liri.
Andaj, bëj thirrje për pjesëmarrje masive në marshin e organizuar të dielen (02 prill) duke filluar nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
T’i tregojmë botës se lufta jonë ishte e pastër si loti, e populli i Kosovës nuk e lejon njëllosjen e të drejtës e as nënshtrimin përballë padrejtësisë.
AB












