Festa e Flamurit po festohet në të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë. Urimet po vijnë nga të gjitha anët e botës, që shprehin konsideratën për sakrificën e krijimit të shtetit shqiptar.
Edhe ish kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka shprehur urimet e tij me rastin e kësaj feste.
Postimi i Agim Bahtiri:
Gëzuar 28 nëntori! 🇦🇱
Sot, kemi shumë arsye për të festuar, por edhe më shumë për të punuar për trojet tona shqiptare, në të cilat kanë lindur e janë rritur burra të mëdhenj. Mitrovica, mburret me Isa Boletinin, si ikonë historike, i cili i ka kontribuar jashtë mase shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë datë të rëndësishme, festojmë Ditën e Flamurit; Ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe Ditën e daljes publike të UÇK-së në skenë.
Besoj dhe shpresoj që në përvjetorët e tjerë të kësaj feste të bekuar, te jemi akoma më të bashkuar e ta gëzojmë së bashku lirinë tonë të shenjtë sepse ia kemi borxh atdheut.
AB












