Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Agim Veliu godet Abdixhikun dhe Ekrem Hysenin: Veç kuvendi shkarkon, në LDK s’ka kryetar me komandë

15/01/2022 - 21:47
në Kryesore, Lajme
A A
Agim Veliu godet Abdixhikun dhe Ekrem Hysenin: Veç kuvendi shkarkon, në LDK s’ka kryetar me komandë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agim Veliu, i cili po pretendon se është kryetar i LDK-së në Podujevë, ka thënë se në partinë e tij “kryetarllëkun” e jep Kuvendi, e jo komandimet. Përmes kësaj deklarate Veliu goditi kryetarin e partisë së tij, Lumir Abdixhikun dhe kryetarin e LDK-së në Podujevë, Ekrem Hysenin.

Veliun s’e la Abdixhiku të kandidojë për kryetar, e Hyseni s’mundi të bëhet kryetar i Podujevës sepse e mundi Shpejtim Bulliqi.

Tash pas zgjedhjeve, meqë karrigia e kryetarit të Podujevës u bë e pamundur, ju sulën asaj të kryetarit të degës në Llap.

Humbja e Podujevës, hapi fronte të reja brenda LDK-së në Llap. Duket se pas shkarkimeve, Veliu ende synon fitore në gara politike. Sot, Veliu nga Gjermania e quajti vetën kryetar të LDK-së në Podujevë.

Menjëherë pas kësaj, Ekrem Hyseni, tha se se këtë post e mban vetë, pasi është ngarkuar nga Kryesia e LDK-së.

“Kryetar i LDK-së në Podujevë jam unë, jam emëruar nga Kryesia Qendrore e LDK-së”, ka thënë Hyseni.

E lidhur me këtë çështje, Veliu ka thënë se në LDK nuk ka kryetar me komandime. Sipas tij, kryetarin e zgjedh dhe shkarkon vetëm Kuvendi i Degës.

“Kryetar me komandime në LDK nuk ka pasur kurrë. Kryetarin e degës në LDK e zgjedh Kuvendi i Degës, i cili i ka 101 delegatë dhe vetëm Kuvendi është legjitim në bazë të statutit kryetarin e degës, por edhe me shkarku kryetarin e degës nëse është e nevojshme”, është shprehur Veliu për Express.

“Asnjë organ tjetër i LDK-së nuk ka të drejtë ta emërojë apo shkarkojë kryetarin… sepse nëse kështu veprohet kalohet në një lloj anarkie, e që LDK-ja s’e ka pasur për traditë asnjëherë”, ka thënë Veliu.

Tutje, Veliu nga Gjermania tha se Ekrem Hyseni mund ta quajë vetën kryetar, por nuk është legjitim.

“Në një proces të ardhshëm zgjedhor, kushdo që zgjidhet kryetar nga organi kompetent i LDK-së, ai e ka mandatin ta udhëheqë degën. E jo me komandime, ai (Ekrem Hyseni) po e quan vetën, mund ta quajë vetën por nuk është kryetar legjitim”, ka thënë Veliu.

Ish-kryetari i Podujevës ka thënë se LDK-ja fillimisht duhet të mbajë zgjedhje të brendshme në disa degë tjera që tradicionalisht kanë pasur rezultate të dobëta në zgjedhje. Podujeva, sipas tij, për shkak të rezultateve të mira, nuk është dashur të trajtohet siç është trajtuar.

“Unë besoj që përpara Podujevës, janë disa degë tjera që tradicionalisht kanë pasur rezultate të dobëta në procese zgjedhore. Podujevën në çdo proces zgjedhor e ka fituar LDK-ja. Në një proces zgjedhor nuk kemi dalë mirë as ne. Por, nuk ka qenë radha të fillohet me masa e shkelje në degën më të fuqishme të LDK-së, nuk ka qenë e nevojshme”, ka thënë Veliu.

“Kryesia aktuale e LDK-së e ka marr një vendim të kundërligjshëm në shkelje të statutit. Unë kam parashtruar një ankesë por nuk kam marrë përgjigje. Para disa ditëve ju kam drejtuar LDK-së me një letër, ua kam përcjell edhe ankesën time, kam kërkuar ta kem një përgjigje për atë se çfarë kanë vepruar ata”, ka thënë Veliu.

Gjitashtu, Veliu tregoi edhe rolin e tij në zgjedhjet e fundit të LDK-së në Podujevë, si kryetar i saj.

“Është e vërtetë që nuk kam punuar kundër LDK-së, nuk e kam dëmtuar. Një grup i caktuar ka pasur një kërkesë që unë të mos përfshihem në atë proces, sipas vlerësimit të tyre, ata kanë menduar se nëse unë përfshihem mund t’i dëmtoj ata. Unë e kam respektuar vullnetin e tyre, nuk e kam dëmtuar LDK-në, kam vepruar ashtu siç ka qenë kërkesa e tyre dhe në fund të procesit LDK-ja nuk pati sukses, për të cilën mua më vjen shumë keq sepse kanë qenë rrethana të favorshme”, ka thënë Veliu për Express.

“Mirëpo, mosmenaxhimi i duhur, mosnjohja e duhur e LDK-së, distancomi nga e kaluara, një distancim i pashembullt që ka ndodhur në atë proces zgjedhor, mohimi i punës 30-vjecare të LDK-së, duke u thirrur në vizion të ri, grup i ri… dhe më vjen keq…”, tha Veliu.

E krejt në fund, në pyetjen se a do të fitonte kundrejt Shpejtim Bulliqit nëse do të garonte në Podujevë, Veliu u shpreh pozitivisht i bindur.

“Unë Shpejtim Bulliqin sa herë të dal në garë me të, jam i bindur se e mundi”, shtoi Veliu.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë