Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Agjencia Kundër Korrupsionit konstaton se asamblisti Ilmi Azemi i mundësoi familjares marrjen e pronës komunale në Vushtrri duke shkelur ligjin (Dokument)

15/05/2022 - 17:11
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Agjencia Kundër Korrupsionit konstaton se asamblisti Ilmi Azemi i mundësoi familjares marrjen e pronës komunale në Vushtrri duke shkelur ligjin (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në seancën 16.04.2021 të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, disa bizneseve iu ishte dhënë në shfrytëzim afatgjatë prona e paluajtshme komunale në Parkun Industrial në Lumadh.

Pjesë e seancës së Kuvendit Komunal ishte edhe asamblisti i atëhershëm dhe i tanishëm nga radhët e PDK-së, Ilmi Azemi dhe ish asamblisti Fitim Halili. Që të dy këta asamblist i mundësuan ish kryetarit Xhafer Tahiri që vinte nga LDK mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit Komunal, duke ia siguruar kuorumin me pjesëmarrjen e tyre thuhet në shkresën e Agjencionit Kundër Korrupsion drejtuar komunës së Vushtrrisë me datë 24.03.2022. Kjo ngase në seancën morën pjesë vetëm 18 nga 35 asamblistë sa ka Kuvendi Komunal i Vushtrrisë, dhe mospjesëmarrja e tyre në seancë do të pamundësonte kuorumin, pasi që do të kishte vetëm 16 asamblistë, raporton Veriu.info

Agjencia Kundër Korrupsionit në shkresën drejtuar Kryesueses së Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, konstaton se ka pasur konflikt interesi në dhënien e pronave të paluajtshme komunale në shfrytëzim në seancën e vitit të kaluar, pasi që Ilmi Azemi dhe Fitim Halili nuk është dashur të jenë pjesë e seancës për shkak të konfliktit të interesi, sepse përfitues i pronës komunale ishte “Mateo Company Sh.P.K.” me pronare Fllanza Sadiku Azemi, e cila është bashkëshortja e djalit të vëllait të asamblistit Ilmi Azemi, si dhe përfituese ishte edhe kompania e “Bina Sh.P.K.” me pronare Nurije Halili, e cila është bashkëshortja e ish asamblistit Fitim Halili, i cili së bashku me Ilmi Azemi mundësuan kuorumin e Kuvendit Komunal për dhënien e këtyre pronave të shfrytëzim afatgjatë.

Dyshimet për dallavere nuk përfundojnë me kaq, pasi që asamblisti Ilmi Azemi në këtë proces të dhënies së pronave për këto biznese (përfshirë biznesin e bashkëshortes së vëllaut), ishte i involvuar edhe më herët. Kjo pasi që ai ishte pjesë e Komisionit Komunal për Vlerësimin e Ofertave dhe për zbatimin e procedurave për dhënien e tyre në shfrytëzim afatgjatë.

Ndryshe, në maj të vitit 2019 ish kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kishte mbajtur një konferencë ekonomike të diasporës, ku kishte shpalosur mundësitë për investime në Vushtrri, me ç’rast aty kishte prezantuar Parkun e Biznesit në fshati Lum i Madh, duke e cilësuar si projektin më madhor i qeverisjes së tij.

Veriu.info mëson se në këtë seancë të dhënies së pronave të paluajtshme komunale në shfrytëzim afatgjatë, përveç Ilmi Azemit dhe Fitim Halilit, nuk mori pjesë asnjë asamblist tjetër i PDK-së, për shkak se Kryesia e Degës e kësaj partie, asokohe opozitare, nuk ishte e pajtimit me gjithë këtë proces të udhëhequr nga qeverisja komunale e LDK-së, të cilët ndihmoheshin pa miratim të partisë së tyre edhe nga këta dy asamblistë të PDK-së.

Mirëpo, tash komuna e Vushtrrisë që udhëhiqet nga kryetari Ferit Idrizi është në hall të madh me këtë park të biznesit, i cili në qeverisjen e kaluar ishte parë si promotor i hapjes së vendeve të reja në Vushrri.

Në opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit që i ka dërguar komunës së Vushtrrisë më datë 24.03.2022, i kërkohet Kryesueses së Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, inicimin e procedurës për rishqyrtimin e vendimit nr.81/21 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë me kompensim të pronës së paluajtshme në Lum të madh.
Po ashtu AKK në shkresë ka cituar edhe nenin 23 pika 1.13 të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit ku shprehimisht thuhet se: “Agjencia i kërkon rishqyrtimin, revokimin dhe/ose shfruqizimin e aktit të nxjerrë në konflikt të interesit organit që e ka nxjerrë atë. Që nga momenti kur Agjencia kërkon rishqyrtimin e vendimit, çdo veprim për zbatimin e tij pezullohet deri në momentin kur organi vendos për vlefshmërinë e vendimit.

AKK ka paralajmëruar komunën e Vushtrrisë së duhet të njoftohet për vendimin e ndërmarrë për zbatimin e këtij opinioni.

Veriu.info kishte raportuar në janar të vitit 2022 se Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës po heton kontratat e dhënies në shfrytëzim të pronave komunale në qeverisjen e Xhafer Tahirit në Parkun Industrial në Lumadh, për shkak të dyshimit të keqpërdorimit nga bizneset dhe zyrtarët komunal me kontratat e këtyre pronave./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu: Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare dhe institucionale

Abrashi konfirmon Haxhiun për kryetare të Kuvendit
17/09/2026 - 22:07

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare dhe institucionale. Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu...

Më shumëDetails

Protestës në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së i bashkohen Endrit Thaçi dhe djemtë e Kadri Veselit

Protestës në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së i bashkohen Endrit Thaçi dhe djemtë e Kadri Veselit
17/09/2026 - 21:56

Po mbahet një protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës, pas verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Në këtë protestë ka arritur edhe ish-kryetari i Prishtinës,...

Më shumëDetails

Meha: Nuk është koha për përçarje, por për veprim të përbashkët

Meha: Nuk është koha për përçarje, por për veprim të përbashkët
17/09/2026 - 21:15

Ish ministri i Mbrojtjes, Armend Meha ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas aktgjykimit të djeshëm në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Meha ka...

Më shumëDetails

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë
17/09/2026 - 20:54

Qytetarë të shumtë kanë nisur të mblidhen edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të protestuar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve...

Më shumëDetails

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Ministrat e Jashtëm britanikë, francezë e gjerman dënojnë sulmet e Izraelit në Katar
17/09/2026 - 20:48

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e vetmja rrugë për rivendosjen e drejtësisë është shqyrtimi i çështjes në shkallën e...

Më shumëDetails

Një ditë pas aktgjykimit në Hagë, Klestor Veseli: Doja të ishim të përgatitur për gjithçka

Djali i Kadri Veselit me fjalë prekëse për vdekjen e gjyshes së tij
17/09/2026 - 20:22

Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar përmes disa postimeve në Instagram, një ditë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Si veproi Apeli dhe Supremja në Hagë në rastet e Calit, Gucatit, Haradinajt e Shalës?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë