Ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, ka rikthyer edhe një herë vëmendjen e publikut, vetëm tre muaj pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj.
Ajo është shfaqur së fundmi në rrjetet sociale, ku ka dëshmuar se ka arritur të rikthehet shpejt në një formë shumë të mirë fizike.
Paraqitja e saj është pritur me komente pozitive dhe vlerësime të shumta nga ndjekësit dhe fansat e saj, të cilët kanë përshëndetur rikthimin e saj në publik.
Ndërkohë, Agnesa po e shijon këtë kapitull të ri të jetës si nënë, duke arritur njëkohësisht të ruajë edhe prezencën e saj publike dhe lidhjen me ndjekësit përmes rrjeteve sociale.













