Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) myftiun e Kosovës, Naim Tërnava.
Ndër temat kryesore të këtij takimi, u tha se është vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame dhe Komunës së Lipjanit.
Ahmeti shtoi se një prej temave më të rëndësishme ishte komunikimi i vazhdueshëm me qëllim të punëve të përbashkëta.
Myftiu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, teksa falënderoi Ahmetin për pritjen, kërkoi që të jenë bashkë në proceset dhe luftimin e të gjitha dukurive negative.
“Pata rastin që të bisedoj dhe të këmbejmë mendime të cilat kanë për qëllim avancimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe çuarjen përpara të proceseve të natyrave të ndryshme që kanë të bëjnë me qytetarët e kësaj komune”.“Jam i shtyrë të falënderoj dhe ta përgëzoj për punën ndaj qytetarëve dhe jo vetëm. Besoj se edhe qëllimi i kësaj vizite është që ta thellojmë bashkëpunimin, të japim kontribut edhe më të madh, një harmoni më të madhe fetare dhe të një gjëje që dërgon përpara proceset dhe luftimin e të gjitha dukurive negative të cilat janë në shoqërinë tonë”, tha Tërnava.













