Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ahmeti i kundërpërgjigjet Mickoskit: UÇK-ja e shpëtoi Maqedoninë, të punojmë bashkë për këtë vend

30/04/2024 - 08:43
në Lajme
A A
Ahmeti i kundërpërgjigjet Mickoskit: UÇK-ja e shpëtoi Maqedoninë, të punojmë bashkë për këtë vend
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qytetarët do të vendosin se kush do të jetë pjesë e Qeverisë në Maqedoninë e Veriut, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në tubimet partiake, duke iu përgjigjur kështu deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE, se “është koha që BDI të zëvendësohet me parti që do të punojnë për një siguri dhe të ardhme për të gjithë qytetarët”.

Pasi Hristijan Mickoski e përmendi koalicionin opozitar “Vlen” si partner potencial të VMRO-DPMNE-së në qeverisjen e ardhshme, BDI kujtoi gabimin e vitit 2006 kur në qeveri hyri partia e dytë e shqiptarëve dhe jo fituese.

“Opozita nuk duhet të bëjë gabimet që i ka bërë ish-kolegu im në vitin 2006 – partia e atëhershme e ka bërë këtë gabim dhe e ka paguar çmimin e lartë”, ka thënë Ahmeti në Dibër.

Në vitin 2006, VMRO-DPMNE formoi një qeveri me PDSH-në, një parti që atëherë fitoi më pak vende se BDI.

“Ne shqiptarët nuk jemi përfaqësues të një pakice, ne jemi përfaqësues legjitimë të shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe tani Fronti përfshin komunitetin rom, turk dhe boshnjak. Populli vendos”, tha Ahmeti në Dibër.

Mickoski, nga ana tjetër, beson se koha e BDI-së ka kaluar.

“BDI si parti politike erdhi në pushtet me një histori të të drejtave të njeriut dhe përfundoi si parti që ankohet për të drejtat e njeriut dhe vjedh si të vetët ashtu edhe të tjerët. Kjo është arsyeja pse në këto zgjedhje duhet thënë atyre – se koha e tyre ka kaluar! Është koha për përgjegjësi”, tha ai.

Nga aty ai publikisht i ka dërguar mesazh BDI-së – të mos i dërgojnë asnjë emisar apo emisare.

Këto ditë më kanë vërshuar mesazhet që më dërgojnë. Unë kam qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë – mos më dërgoni nëpër kanale të ndryshme ata emisarët dhe korrierët që thonë – kam menduar të bëj koalicion pas zgjedhjeve. Nuk e di nëse e dini apo jo, por unë nuk jam Kovaçevski, as paraardhësi i tij. Me mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë marrëveshje të tilla në dëm të popullit dhe nën tavolinë”, tha Mickoski për BDI-në.

Ahmeti hedh poshtë pretendimet se ka dërguar emisarë. Ai thotë se në politikë ka hyrë si kryengritës dhe se populli e ka votuar për 22 vjet.

“Kam formuar një front me partitë politike shqiptare. Këtë front e kam bërë të pathyeshëm duke përfshirë komunitetet që ju i përbuzni, siç janë komuniteti turk, rom dhe boshnjak. Ne po mundohemi që kjo Kushtetutë, të cilën e bëmë edhe më afër qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të përfshijë komunitetin bullgar, egjiptian, malazez dhe kroat. Marrëveshja e Ohrit dhe ndryshimi i statusit politiko-juridik të shqiptarëve nuk e shkatërroi Maqedoninë”, tha Ahmeti.

Mickoski ka kritikuar edhe thirrjet e fundit të Ahmetit në sheshin e Shkupit “UÇK, UÇK…”, ndërsa në të njëjtën kohë BDI flet për Evropën dhe vlerat evropiane.

“Ata fshihen pas perdes ‘Evropa’. E derisa kanë gojën plot me Evropë, dhe Kovaçevski i dëgjon me përulësi dhe gjunjëzohet para Ahmetit, ne i dëgjojmë ata në mes të Shkupit duke brohoritur UÇK, UÇK”, kritikoi kryetari i VMRO-DPMNE-së nga tubimi në Manastir.

Për Ahmetin, ajo brohoritje nuk është kontestuese, sepse UÇK-ja e shpëtoi Maqedoninë. Ai theksoi se së bashku duhet të ndërtojmë paqen, stabilitetin, standardet evropiane dhe të luftojmë krimin dhe korrupsionin.

“Ky shtet e ka vendin në Evropë dhe për këtë vend duhet të punojmë bashkë, maqedonas dhe shqiptarë, e të mos kthehemi në të kaluarën dhe të hidhërohemi pse unë i kam brohoritur “UÇK-së”. UÇK-ja është krenaria shqiptare, e UÇK-ja e shpëtoi Maqedoninë”, tha Ahmeti, raporton DW.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë