Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ahmeti: Qeveria po i mban 800 milionë euro në Bankën Qendrore e s’ka qarkullim e as zhvillim

16/10/2025 - 08:19
në Lajme
A A
Ahmeti: Qeveria po i mban 800 milionë euro në Bankën Qendrore e s’ka qarkullim e as zhvillim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në “Përballje Podcast” Shpend Ahmeti kritikoi mënyrën si qeveria në detyrë po menaxhon buxhetin e shtetit, duke theksuar se mbi 800 milionë euro qëndrojnë të palëvizshme në Bankën Qendrore të Kosovës, në vend që të qarkullojnë në ekonomi përmes investimeve publike.

“Shteti i mban 800 milionë euro në Bankën Qendrore, ndërsa bizneset po vuajnë për likuiditet. Kjo është e kundërta e asaj që duhet të ndodhë. Paraja duhet të qarkullojë, jo të qëndrojë në llogari”, deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, ky “bllokim i parasë publike” po ndikon në rritjen e normave të interesit dhe po e bën të vështirë marrjen e kredive për qytetarët dhe bizneset.

“Kur shteti i tërheq paratë nga tregu, bankat kanë më pak depozita dhe e kompensojnë me norma më të larta interesi. Kështu po shtrenjtohet gjithçka – nga kreditë e biznesit te kreditë konsumuese”, shpjegoi ai.

Ahmeti po ashtu foli për rritjen e normave të interesit në kredi, duke theksuar se kërkesa për huamarrje është e madhe, por mungesa e parasë në qarkullim po i shtyn bankat të rrisin kostot.

“Normat e interesit janë rritë ndjeshëm. Kemi kredi investive me 7 apo 7.5 për qind interes. Kjo tregon se ka kërkesë për kredi, por s’ka likuiditet. Bankat po i shtrenjtojnë, sepse nuk kanë depozita të mjaftueshme”, theksoi Ahmeti.

Sipas tij, një nga arsyet kryesore është mungesa e qarkullimit të parasë nga shteti në sektorin privat.

“Qeveria po i shpërndan ndonjëherë 100 euro për studentë apo kategori të caktuara, por këto para shkojnë direkt në konsum, kryesisht në import. Nuk kanë efekt zhvillimor në ekonomi”, tha ai.

Sipas tij Kosova mund të ruajë stabilitetin financiar, por pa vizion të qartë për zhvillim, vendi rrezikon të mbetet në vendnumëro.

“Problemi nuk është vetëm ligjor apo buxhetor, por qasja. Ne po e mbajmë ekonominë në frymë artificiale. Nuk ka investime, nuk ka qarkullim, dhe kjo e bën sistemin të ngadalshëm – si një zemër që nuk pompon mjaftueshëm për trupin”, përfundoi Ahmeti.

JU REKOMANDOJMË

Qytetarët në Shqipëri në ditën e 53-të të protestës

Qytetarët në Shqipëri në ditën e 53-të të protestës
22/07/2026 - 21:17

Protesta maratonë kundër investimit në Zvërnec ka hyrë sot në ditën e 53-të, ndërsa aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet....

Më shumëDetails

Hoti kërkon reagim urgjent pas stuhisë: Të kompensohen qytetarët dhe fermerët

Hoti kërkon reagim urgjent pas stuhisë: Të kompensohen qytetarët dhe fermerët
22/07/2026 - 20:44

Deputeti Avdullah Hoti ka kërkuar reagim të menjëhershëm të institucioneve pas dëmeve të shkaktuara nga stuhia me erëra të forta dhe reshje të dendura. Në një shkri mnë...

Më shumëDetails

Trump mirëpret eshtrat e ushtarëve: Ata nuk donin që Irani të kishte armë bërthamore

Trump mirëpret eshtrat e ushtarëve: Ata nuk donin që Irani të kishte armë bërthamore
22/07/2026 - 20:34

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, morën pjesë në një transferim dinjitoz të eshtrave në Bazën Ajrore të Doverit në Delaware, duke i...

Më shumëDetails

Tentoi të kalojë kufirin me para të padeklaruara, Dogana e Kosovës merr masat në Vërmicë

Tentoi të kalojë kufirin me para të padeklaruara, Dogana e Kosovës merr masat në Vërmicë
22/07/2026 - 20:21

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë konfiskuar 25 për qind të një shume monetare të padeklaruar gjatë kontrolleve rutinore në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Sipas njoftimit...

Më shumëDetails

Dallavere në ministrinë e Sveçlës me lejeqëndrimet për të huaj, arrestohen tre zyrtarë të MPB-së

Dallavere në ministrinë e Sveçlës me lejeqëndrimet për të huaj, arrestohen tre zyrtarë të MPB-së
22/07/2026 - 20:13

Dallavere në procedura. Kështu është përshkruar krimi për të cilin dyshohet se e kanë kryer zyrtarët e MPB-së në Departamentin për të Huaj, të cilët u arrestuan sot....

Më shumëDetails

Kadrijaj për testin e drogës: Ka politikanë që e përdorin, kjo shihet nga sjelljet

Sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj thotë se duhet të vendoset një masë kufizuese
22/07/2026 - 19:50

Deputetja e zgjedhur e Aleancës, Time Kadrijaj, e ftuar në emisionin “DPT Te Fidani”, ka komentuar iniciativën e partisë së saj për testimin e deputetëve për përdorim të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është polici kosovar që u gjet i pajetë në Kukës!

    Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Ky është polici kosovar që u gjet i pajetë në Kukës!

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Policia jep detaje nga aksidenti tragjik në Komoran, ku humbi jetën 24 vjeçarja

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • IHMK për nesër lëshon alarm portokalli për stuhi në gjithë Kosovën

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Kujtimet do të mbeten të gjalla gjithmonë për ty”, mësuesja me dedikim prekës për policin i cili u gjet i pajetë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë