
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluarsot takim me shefin e CIA-s William Burns.
Lidhur me këtë takim ka folur për “Gazeta Blic”, gazetari, Arben Ahmeti.
Ahmeti tha se në histori nuk tregohet ndonjë rast ku shefi i CIA-së është takuar me njerëz ndaj të cilëve janë ndërmarrë masat.“Me shkurt-pamësi politike me besu dhe me mendu që shefi i Organizatës më të madh intelegjente në botë vjen në një kryeqytet për t’i tërhequr vërejtjen një lideri qoftë ai kryeministri Kurti apo Presidentja Vjosa Osmani, historia nuk tregon një rast ku shefi i CIA-së është takuar me njerëzit problematikë dhe ndaj të cilëve janë marrë masat”, tha ai.
Tutje ai tha se shfaqja publike e shefit të CIA-së është shenjë që sipas tij tregon se organizata më e madhe e botës është duke u kujdesur për sigurinë e Kosovës.“Përkundërazi vizita e shefit të CIA-së në Kosovë në këtë kohë është siguri dhe shfaqja sidomos publike më shumë sesa në Beograd dhe Sarajevë, është shenjë që tregon se organizata më e madhe e sigurisë në botë është duke u kujdesur për sigurinë e Kosovës dhe këtu ka qëllimin që të njoftojë për ndonjë zhvillim gjeo-politikë të cilin ne as nuk mund ta dimë as nuk mund ta kuptojmë në këtë faze”, deklaroi ai për ‘GazetaBlic’.
Kujtojmë se Shefi i CIA-s William Burns më herët kishte vizituar Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë.












