Aida Dërguti, nga partia socialdemokratike ka dalë me një deklaratë të fuqishme në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Ajo ka aluduar për një presion nga ana e kryeministrit Kurti, të cilin e quan edhe qiraxhi.
Në postimin e saj Dërguti ka thënë se nuk do të ikë nga Kosova, meqë sipas saj ky vend është bërë e mbajtur gjallë nga ata që kanë vendosur të qëndrojnë.
“Qeveritë shkojnë e vijnë, sovrani mbetet”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i Dërgutit:
Nuk ikim prej vendit, as njet nuk e kemi, pavarësisht zullumit të kryeministrit qiraxhi.
Me sytë tanë e kemi pa këtë vend (në vitin 1999) kah rilindë prej shkrumbit e hirit.
Nuk ka qenë hera e parë në historinë e dhimshme të kesaj toke.
Ky vend është bërë e mbajtë gjallë nga ata që kanë vendosë me ndejtë, në të mirë e në të keqe, këtu ku kanë të gjallë e të vdekur, edhe një truall pa pare për varr.
Qeveritë shkojnë e vijnë, sovrani mbetet.