Një rast tragjik ka ndodhur sot pasdite në Mitrovicë, ku një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e rënies në kanalin e Ibër Lepencit, raporton Veriu.info.
Burime të Veriu.info nga policia e Kosoves bëjnë të ditur se fëmija është i moshës 10-12 vjeçe, por që akoma nuk dihet saktë identiteti i tij.
Burime të Veriu.info nga policia e Kosovës kanë treguar se fëmija i mbytur akoma nuk është identifikuar.
Ndërsa, zëdhënësi i policisë në një prononcim për media ka konfirmuar ngjarjen tragjike.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka thënë Avni Zahiti.













