Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim të kufirit me Shqipërinë.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë ofruar ndihmën e parë dhe kanë transportuar të lënduarit për trajtim mjekësor.














