
Ka ndërruar jetë një grua në Podujevë, pasiqë po e njejta u goditë me veturë nga pakujdesia e një burri, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Vdekja e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:45.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë policor:
Podujevë 31.08.2023-21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti duke drejtuar automjetin, dyshohet që nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.










