
Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje Vushtrrisë, përkatësisht afër ish fabrikës së Llamkosit.
Lexues të Veriu.info kanë dërguar foto, ku shihet se një veturë ka goditur një biçiklist teksa ishte në lëvizje.
Veriu.info mëson se nga ky aksident i ndodhur rreth orës 9:30 ka edhe të lënduar, pasi që auto-ambulanca me shpejtësi ka arritur në vend të ngjarjes.










