Një aksident mes katër veturave ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjilan.
Aksidenti ndodhi në fshatin Crep. I lënduari pranoi trajtim mjekësor.
Dëmi material është i konsiderueshëm, sipas Policisë.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME / Rr. Gjilan-Bujanoc fsh. Crep, Gjilan 29.07.2022 – 14:00. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë katër automjete të udhëtarëve, me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar njëri nga drejtuesit e automjeteve, i cili ka pranuar trajtim mjekësor”, njofton Policia.













