
Një aksident i rëndë trafiku, ku dyshohet të jenë përfshirë tri vetura ka ndodhur dje në Ferizaj raporton Gazeta Online Veriu.info.
Policia bën të ditur se si pasoje e aksidentit kanë pësuar lëndime katër persona.
Më tutje thuhet se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt hetimore.
Raporti i plotë i Policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Ferizaj 03.08.2023 – 10:26. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në mes të tri veturave .Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon ne procedure te rregullt hetimore.











