Punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë ka filluar para më shumë se një dekade, por ato nuk kanë përfunduar akoma.
Në segmentin rrugor të kësaj rruge në Nadakoc të Vushtrrisë, për t’i lehtësuar punimet rruga është devijuar duke krijuar një kthesë të vogël.
Pikërisht në këtë kthesë sot ka ndodhur një aksident trafiku rreth orës 14:00.
Lexuesit e Veriu.info kanë dërguar foto, ku shihet se vetura ka përfunduar jashtë rrugës si pasojë e aksidentit.
Veriu.info ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se rasti është trajtuar si vetaksident, e që fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.














