
Një aksident ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë- Pejë, ku të lënduar kanë mbetur tre persona.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Llapushnik mes katër automjeteve.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Krasniqi.











