Një aksident trafiku pa fatalitet ka ndodhur në Mitrovicë dje, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy vetura të tjera të parkuara, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Personat e përfshirë në aksident kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri prej tyre përshkak të gjendjes më të rënduar është dërguar për në QKUK.
Njofimi i plotë i policisë së Kosovës:
Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë 28.03.2023-04:10. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është përplasur në dy automjete tjera të parkuara. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe pasagjeri mashkull shtetas i Shqipërisë dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, njëri prej tyre gjendet në QKUK.













